Kryeministri në detyrë Kurti: U jemi falënderues përjetë mantelbardhëve

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Prishtinë – Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia, sot vizituan Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ku u pritën nga Drejtori, Naser Ramadani dhe Shefi i Mikrobiologjisë së IKShPK-së, njëherit Kryesuesi i bordit të ri të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Xhevat Jakupi.

Në këtë Institut janë të mbledhur profesionistët e vullnetarët mirë të përgatitur për t’i bërë ballë kësaj pandemie që e ka goditur të gjithë globin.

Mobi Casa

Nga distanca, meqenëse këshillat e profesionistëve janë të tilla, u takuam me stafin e thirrjeve të cilët e monitorojnë e raportojnë situatën nga terreni 24 orë.

Si Qeveri përveç që u qëndrojmë pranë me mbështetje e u jemi falënderues përjetë mantelbardhëve, shpresat i kemi varur te ta për shpëtimin e jetëve e për kalimin nga kjo fazë me sa më pak pasoja./rajonipress/