GRANDEMALL

Kryeministri Mustafa thotë se do të bëhen ndryshime në Qeveri

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri Mustafa, në një shkrim në faqen e tij në Facebook, ka shkruar në lidhje me riformatizimin e Qeverisë. Ai ka thënë se vlerësimi i performansës së ministrive, anëtarëve të Qeverisë, ministrave por edhe të zëvendësministrave bëhet në vazhdimësi.

Kryeministri Mustafa ka thënë se do të diskutojnë me partnerin e koalicioni dhe do të vendosin për ndryshime. Ai ka përmendur dy pozita në Qeveri, atë të zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, duke thënë se do të bëhen plotësimet e nevojshme pas zgjedhjes së Thaçit President.
Shkrimi i plotë i Isa Mustafës:

Qytetarë të nderuar, Meqenëse ka interesim të opinionit se a do të ketë ndryshime në qeveri, dua të sqaroj se vlerësimi i performansës së ministrive, anëtarëve të Qeverisë, ministrave por edhe të zëvendësministrave bëhet në vazhdimësi.

FITORJA

Varësisht nga kjo me partnerin e koalicionit do të vendosim për ndryshime. Është raporti i punës së Qeverisë për vitin 2015, në të cilin janë detajizuar përmbushjet e objektivave në të gjitha fushat, që shërben për të vlerësuar punën në përgjithësi, por edhe veç e veç për dikastere të caktuara.

Rezultatet e Qeverisë janë evidente, mirëpo gjithëherë ka hapësirë për përmirësime.

Krahas kësaj, do të bëhen edhe plotësimet e nevojshme , si rrjedhojë e zgjedhjes së z. Hashim Thaçi President i Republikës së Kosovës, nga pozita e zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme. Janë prioritetet qeveritare, mbarëvajtja e punës së Kuvendit, por edhe Ligji për Qeverinë, çështje të cilat i kemi trajtuar dhe i trajtojmë rregullisht me Kryetarin e Kuvendit, z. Veseli. IM/blic/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.