Mobi Casa

Kryeministri Mustafa kërkon gjithëpërfshirje në dialogun e Brukselit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

​Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se pavarësisht se Qeveria nën drejtimin e tij ka punuar në kushte të jashtëzakonshme të presionit dhe të dhunës, me sulme të pandërprera, përfshirë edhe ato fizike, ka treguar durim dhe ka arritur t’i realizojë synimet që ka para vetes.

Koalicioni qeverisës është stabil dhe bashkëpunues, i orientuar qartë kah zhvillimi ekonomik, integrimet evropiane, shteti ligjor dhe miqësia me SHBA’në, ka thënë Mustafa në një intervistë për “Epokën e re”.

Ai e ka quajtur zgjidhje të pranueshme emërimin e Hajredin Kuçit zëvendëskryeministër, e të Enver Hoxhajt ministër të Punëve të Jashtme.

GRANDEMALL

Kryeministri Mustafa ka thënë se nuk do të ketë zgjedhje deri më 10 qershor 2018.

Duke folur për liberalizimin e vizave, Mustafa ka theksuar se para se të ndodhë votimi në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Evropës, Kosova do të duhej ta ketë ratifikuar marrëveshjen me Malin e Zi për kufijtë.

Sa i përket formatit të dialogut në Bruksel, kryeministri Mustafa ka thënë se është në interes të vendit të kemi një gjithëpërfshirje në dialog edhe nga Zyra e Presidentit, Kuvendi, por edhe nga shoqëria civile.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.