Eko Higjiena

Kryeministri Mustafa impresionohet me rrugën katër korsi Gjilan-Bujanoc

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa së bashku me kryetarin e Gjilanit Lutfi Haziri, kanë vizituar rrugën katër korsi Gjilan-Bujanoc, e cila është në prag të finalizimit.

Mustafa është shprehur të jetë i impresionuar me pamjen e bukur dhe me cilësinë e punimeve aty.

“Dëshiroj t’ju uroj për këtë pamje kaq të bukur të Gjilanit në këtë pjesë dhe për nevojën që kjo të bëhet sa më shpejt. Jemi të interesuar që sa më parë të vazhdojmë me këto korridore edhe brenda qytetit edhe në autostradën më vonë, për të krijuar një unazë e cila do ta lidhë këtë pjesë të Kosovës me gjithë infrastrukturën që ne komunikojmë me vendet fqinje. Këto rrugë na mundësojnë që të dalim sa më shpejt në Europë me standarde të infrastrukturës europiane”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Mobi Casa

Nga ana e tij, kryetari Haziri e ka njoftuar kryeministrin për ndërtimin e kësaj rruge me të hyrat komunale, duke e falënderuar për mbështetjen në infrastrukturë në vlerë prej mbi 5.3 milionë euro në realizimin e një numri të madh të projekteve tjera.

Rruga Gjilan-Bujanoc, e cila ka një gjatësi prej 1.4 kilometra dhe gjerësi 27 metra, kap koston e investimeve në vlerë prej 900 mijë eurove./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.