ARKATANA

Kryeministri Haradinaj: Të pagjeturit, tema më e dhimbshme që ka vendi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga kabineti qeveritar, deputetë të Kuvendit të Kosovës, ambasadorë të akredituara në Kosovë dhe familjarë të të pagjeturve, bëri homazhe tek Përmendorja e dedikuar personave të zhdukur, në shënim të ‘Javës për Personat e Pagjetur’, e cila ka nisur sot nën Patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se sot është një ditë që rëndon shumë dhe na sjellë vuajtje dhe në kujtesë dhimbje, por që duhet gjetur forcën për të ecur para.

“Duhet të jemi bashkë që të dalim përballë kësaj teme, që është tema më e dhimbshme që e ka Kosova”, tha Kryeministri Haradinaj.

Mobi Casa

Kryeministri Haradinaj shprehu përkushtimin e Qeverisë së tij, që këtë çështje ta trajtoj me prioritet të veçantë, në mënyrë që familjarët e 1650 personave që ende figurojnë të zhdukur të mësojnë për fatin e më të dashurve të tyre.

Java për personat e pagjetur organizohet nën Patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës dhe organizatat tjera vendore dhe ndërkombëtare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.