ARKATANA

Kryeministri Haradinaj pret në takim liderin e PDSH-së në Maqedoni, Menduh Thaçi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, me të cilin bisedoi për zhvillimet politike dhe tema tjera të rëndësishme për të dyja vendet.

Në këtë takim kryeministri Haradinaj përshëndeti rekomandimin për hapjen e negociatave për Maqedoninë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke theksuar se kjo është e rëndësishme për perspektivën evropiane të rajonit.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj e njoftoi kryetarin Thaçi për të arriturat në Kosovë, për rrugën integruese të Kosovës në BE dhe në NATO, duke theksuar se përkrahja e Maqedonisë në këto procese është e nevojshme për Kosovën.

Fundamenti

“Kosova dhe Maqedonia janë shembull se si dy shtet fqinje tregojnë marrëdhënie të mira dhe partneritet të mirë ekonomik dhe politik dhe ky shembull duhet të shërbejë edhe për vendet tjera të rajonit, në mënyrë që në Ballkan të ketë paqe të qëndrueshme”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, falënderoi Kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe angazhimin për marrëdhënie të mira bilaterale mes dy vendeve, duke theksuar mundësinë e thellimit të raporteve në të gjitha fushat e interesit të përbashkët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.