FITORJA

Kryeministri Haradinaj, dhe zëvendësministri Kadriu, ia rikthyen shpresën Anamoravës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Anamorava në përgjithësi, Gjilani në veçanti, përgjatë tetëmbëdhjetë vjetve, ka qenë regjioni më i diskriminuar nga qeveria nacionale. Anipse një regjion që përcakton fituesin e zgjedhjeve në nivel vendi, gjithmonë është lënë anash dhe pa investua fare, as në infrastrukturë rrugore, as në punësimin e të rinjve dhe në asnjë sferë tjetër.

Një regjion i harruar, injoruar e lënë pasdore vazhdimisht. Qytetarët e Gjilanit dhe Anamoravës në përgjithësi, u desh të presin tetëmbëdhjetë vjet një kryeministër si Haradinaj që t’ia rikthej shpresën, dinjitetin e vjedhur, dhe ndjenjën për shtet. Kemi pasur gjithmonë deputetë, ministra e zëvendësministra nga Gjilani, dhe asnjëherë nuk kemi parë të jenë angazhuar për Gjilanin. Kanë marrë besimin për ta përfaqësuar qytetarin gjilanas, dhe sapo janë dal andej Llabjanit, kanë harruar pse po shkojnë në Prishtinë. Sikur na patën humbur shpresat se Gjilani e Anamorava do ta ketë mundësinë që në Prishtinë, gjegjësisht në nivel nacional ta ketë një njeri i cili e kupton qartë rolin e tij dhe besimin e dhënë qytetarë.

Uji Dea

Rexhep Kadriu, fillimisht nga pozita e nënkryetarit të Komunës së Gjilanit, dhe më pastaj nga ajo e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, sikur na bëri të besojmë se ekzistoka mundësia që edhe të qeveriset ndryshe në nivel lokal, por edhe të përfaqësohet denjësisht qytetari ynë në nivel nacional. Kjo po ndodh, fatmirësisht! Gjilani është fuqishëm prezent në qeverinë Haradinaj, dhe fokusi i kësaj qeverie në Anamoravë tanime po shihet qartë dhe qytetarët po e ndjejnë dorën e shtetit. Disa miliona euro janë ndarë për Anamoravën vitin e kaluar, dhe dhjetëra miliona tjera janë për këtë vit, kryesisht në infrastrukturë rrugore. Me fjalë tjera, falë kryeministrit Haradinaj, dhe zëvendësministrit Rexhep Kadriu, taksat e qytetarëve gjilanas po përkthehen në investime për të mirat publike. Gjilani, Anamorava dhe e gjithë Kosova, po ndryshojnë, po bëhen moderne ka thënë pos tjerash Arta Haziri Nuhiu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.