Mobi Casa

Kryeministri Erdogan kritikon srialin Sulltan Sulejmani

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Seriali turk rreth jetës së Sulejmanit dhe bashkëshortes së tij Hyrem ka nxitur reagime të ashpra në Turqi. Tayyip Erdogan e quan fyes, që nuk ka respekt për historinë e popullit turk.

Seriali më i popullarizuar turk që tanimë shfaqet në dhjetëra shtete, përfshirë Ballkanin, ka nxitur debate të nxehta në Turqi.

Myslimanët konservativë të Turqisë janë shprehur të zemëruar me portretizimin e Sulltan Sulejmanit që në serial paraqitet i dhënë shumë pas alkoolit dhe qejfit me robëresha në harem.

Dhjetëra mijëra ankesa janë deponuar në bordin e radiotelevizioneve turke. Madje, pasardhës të otomanëve dhe konservativëve tjerë kanë mbajtur edhe një mori demonstratash kundër serialit. Ata kanë gjuajtur me vezë studion televizive, TIMS Productions,ku prodhohet seriali.

Autorët e serialit janë detyruar të shkurtojnë skena me të puthura dhe të ndryshojnë disa tjera.

Fundamenti

Pasardhës të Sulltan Sulejmanit kanë deklaruar se do ta prodhojnë një serial ku do të paraqitet jeta dhe vepra e vërtetë e tij.

Drama rreth jetës së Sulltanit nuk i ka pëlqyer as kryeministrit Turk, Recep Tayyip Erdogan.

”Është një përpjekje për të fyer të kaluarën tonë, për të trajtuar historinë tonë pa fije respekti, dhe një përpjekje për të paraqitur historinë tonë në mënyrë negative para të rinjve tanë”, ka thënë Erdogan.

Ndërkaq, Meral Okay , autorja e skenarit të serialit për Sulltan Sulejmanin, është mbrojtur duke thënë se drama paraqet jetën e një perandori në mënyrë fiktive, me inspirim nga historia e asaj kohe.

Okay ka vdekur nga sëmundja e kancerit para disa muajsh, por seriali vazhdon të prodhohet. Deri më tash kjo dramë vazhdon të shfaqet në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Bosnje, Kroaci, Bullgari, Serbi, Çeki, Sllovaki, Rusi, Liban, Marok, Azerbajxhan, Kazakistan, në vendet arabe, etj. (KosovaTimes)