Kryeministri britanik e harroi vajzën në bar

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Pas drekës në një lokal, kryeministri britanik David Cameron dhe gruaja e tij shkuan në shtëpi. Atje kanë vërejtur se e kanë harruar vajzën tetëvjeçare Nancy. Kryeministri “vrapoi” menjëherë pas vogëlushes së tij.

Nancy i kaloi 20 minuta me prindërit, në një bar të Londrës. Çifti pas drekës ka shkuar në shtëpi, me makina të veçanta. Atje kanë vërejtur se vajza nuk është me ta. BBC thotë se kjo ngjarje ka ndodhur disa muaj më parë dhe se prindërit ishin të shqetësuar.

Uji Dea

Merret vesh se kryeministri ka udhëtuar për në shtëpi me truprojat, duke menduar se vajza është me gruan e tij në makinën tjetër. Gruaja e kishte menduar të kundërtën.

Cameron nxitoi menjëherë për vajzën e tij. Kur arrin në bar e pa vajzën tek e ndihmonte stafin.