Kryeministri Berisha pret një delegacion nga diaspora shqiptare e Luginës së Preshevës

Tiranë- Një delegacion nga diaspora shqiptare , respektivisht nga Fondacioni Humanitar shqiptar me seli në Cyrih të shoqëruar nga gazetari i agjencisë së lajmeve « Presheva jonë » sot kanë vizituar autoritetet e qeverisë shqiptare në Tiranë me të cilët kanë biseduar pos situatës aktuale në Luginë edhe për rolin dhe kontributin e Fondacionit humanitar në Zvicër për Kosovën lindore në këto momente të vështira për popullatën shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Nga ky takim i kryeministrit shqiptar z. Sali Berisha me kreun e Fondacionit Humanitarë të Kosovës Lindore me Xhelal Mehmetin dhe Adnan Imerin, sekretar kanë biseduar veç situatës aktuale në Luginë edhe mbi punën dhe kontributet e Fondit Humanitarë gjatë një dekade e gjysmë për sa ekziston ky fondacion shqiptar në Zvicër, njofton “Presheva jonë”
Xhelal Mehmeti, kryetar i fondacionit nga Zvicra dedikuar për Luginën e Preshevës e ka njoftuar kryeministrin Berisha për rolin dhe misionin e fondacionit duke theksuar se qëllim kryesor është që të kontribuojnë në të mirë të mbajtjes se popullatës shqiptare nëpër shtëpitë e tyre duke mos e lëshuar vendlindjen si pasojë e kushteve të vështira ekonomike, çka u vlerësua fuqishëm kjo punë nga ana e kryeministrit i cili i inkurajoi që në të ardhmen në këtë drejtim të punohet edhe më tepër.
Kurse Adnan Imeri sekretarë i fondit në vazhdim ka njoftuar kryeministrin Berisha për aktivitetet e F.H.K.L që nga themelimi i tij prej vitit 1997 duke nënvizuar se kontribut të rëndësishëm Fondi Humanitarë për Kosovë Lindore ka dhënë gjatë tri luftërave UÇK-së (Kosovë), UÇPMB-së (Kosovë Lindore) si dhe UÇK-sw (Maqedoni) dhe pas tyre. “Kemi kontribuar dhe vazhdojmë të kontribuojmë tek familjet e dëshmorëve të luftës, tek jetimët, tek të pastrehët e tek ata me varfëri të skajshme, që sado pak t`ia lehtësojmë jetën.
Kryeministri Berisha, ka vlerësuar lartë angazhimin dhe punën e Fondit të Kosovës Lindore në Zvicër duke thënë se « misioni i juaj humanitar të cilën e bëni duhet të përkrahet dhe ndiqet si shembull edhe nga pjesa tjetër e shoqërisë jo vetëm në Zvicër, por kudo në perëndim për t’i kontribuuar e ndihmuar motrave dhe vëllezërve, bashkëkombësve në vendlindje »
Kërkesë e Fondit Humanitarë të Kosovës Lindores ishte që Tirana zyrtare të përkujdeset dhe evitojnë dallimet mes studentëve të territorit të Republikës së Shqipërisë me ata të Kosovës Lindore, për çka zoti Berisha i ka siguruar se tash e sa vite studentet e Kosovës Lindore jo se nuk janë të neglizhuar , por, përkundrazi ata janë më të favorizuar se ata të Republikës se Shqipërisë.
Kryeministri shqiptarë Berisha u njoftua se Fondi Humanitarë është themeluar për ndihma dedikuar qytetarëve të Luginës së Preshevës të prekur nga represioni fizik , por edhe psikik që rezultonte me ikje dhe lëshim të territoreve të veta pas kërcënimeve dhe vrasjeve të biznesmenëve dhe humanistëve nga Lugina e Preshevës Isuf Azizit, Nebi Nezës etj .
Nga zoti Berisha u kërkua që të intensifikoi kontaktet me klasën e intelektualëve nga Lugina e Preshevës për këshilldhënje në vendim-marrje, të kontribuojnë në ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve të Kosovës Lindore, kërkesa këto për të cilat Berisha i premtoi mysafirëve nga diaspora e Preshevës në Zvicrës se me përkushtim do të merret qeveria shqiptare./rajonipress/