Eko Higjiena

Kryediplomati britanik: Duam normalizim Kosovë-Serbi, qeveria e ardhshme të angazhohet fuqishëm në dialog – po punojmë që të kemi progres funksional

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sekretari i Shtetit për Punë të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy tha se qeveria e re e Kosovës duhet të foromohet shpejt dhe se kjo “është esenciale në këto momente sfiduese”.

Ai tha pas takimit me presidenten Vjosa Osmani se Mbretëria e Bashkuar është “mik dhe partner kyç” i Kosovës, ndërsa shtoi se “janë disa gjëra që duam t’i shohim me rastin e zhvillimit të këtij partneriteti”.

Lammy e përmendi dialogun Kosovë-Serbi, si një çështje në të cilën tha se qeveria e ardhshme duhet të angazhohet fuqishëm.

“Shpresoj që qeveria e ardhshme do t’i adresojë nevojat e të gjithë qytetarëve, duke përfshirë progresin në integrimin e serbëve të Kosovës dhe angazhimin e fuqishëm në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Europian”, tha ai.

Kryediplomati britanik tha se para dy javësh e ka takuar shefen e diplomacisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas në Londër dhe se me të kanë diskutuar edhe për nismat e saj dhe për Kosovën.

GRANDEMALL

“Pres që të punojmë me kolegët europianë përsëri në këtë kohë të sfidave dhe ta luajmë rolin tonë të plotë përkrah Bashkimit Europian për t’u siguruar që të kemi dialog, por edhe të kemi progres që funksionon për njerëzit e për popullin e Kosovës dhe popullin e Serbisë”, tha ai.

Lammy tha se Kosova ka shënuar “progres të jashtëzakonshëm” pasi e përmendi rolin e partisë së tij dhe të ish-kryeministrit britanik Tony Blair në çlirimin e Kosovës.

“Lidershipi i tij rreth ndërhyrjes së NATO-s ka qenë një prej arritjeve të tij më të mëdha”, tha ai.

Ai përmendi edhe faktin se Mbretëria e Bashkuar do ta udhëheq Procesin e Berlinit këtë vit “në një kohë mjaft të vështirë”, por edhe kontributin e forcave britanike në misionin e KFOR-it, për të cilin tha se është “qenësor për sigurinë” e vendit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.