RCCOLA

Kronologji ngjarjesh të vitit 2012 në Luginën e Preshevës

/ 24 minuta lexim
Eco Higjiena

Agjencia Informative Kombëtare “Presheva Jone”, në mënyrë kronologjike i veçon disa nga zhvillimet shoqërore-politike, më interesante, të ndodhura gjatë vitit që po e lëmë pas.

Presheva jonë, Lugina jonë për një vit gjatë u përballua me taksa, arrestime, burgosje, protesta deri tek procokimet dhe kërcnimet e Beogradit me heqjen e përmendores së UCPMB-së

Janar – mars

– Shqiptarët e Luginës i bën thirrje krerëve të Shqipërisë dhe Kosovës: Na vizitoni!
– Luginë e Preshevës, 8 janar – Intelektualët shqiptarë të Luginës së Preshevës apelojnë që presidentja e Kosovës, ai Shqipërisë dhe dy kryeministrat të vizitojnë komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
– Një nismë e tillë e ndërmarrë nga intelektualët është shfaqur nëpërmjet një letre apeli, pas vizitave të shpeshta të presidentit serb Boris Tadiç në Kosovë
– Një arsye tjetër që përmendet është edhe simbolika e vizitës të ndodhë gjatë marsit, kur më 1 dhe 2 Mars të këtij viti, shënohet 20-vjetori i referendumit për bashkëngjitje me Kosovën dhe 11 vjetori i Marrëveshjes Paqësore të Konçulit, që parandaloi konfliktin e armatosur të UÇPMB-së me forcat shtetërore serbe.
– Beogradi zyrtar nuk i lejon Ministrit kosovar vizitën zyrtare në Luginën e Preshevës
– 12 janar – Autoritetet policore serbe nuk kanë lejuar ministrin e Diasporës, Ibrahim Makolli që të kalojë kufirin Kosovë-Serbi në vendkalimin kufitar në Konçul.

– Ministri Makolli po udhëtonte në një vizitë zyrtare në komunat shqiptare në Luginën e Preshevës. Por, nuk u realizua. U ndal ne kufi, tek dheu i bardhë, nda policia em uniforma të zeza.

– Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi e quajti pengesën skandal politik.

– Tarifat “hendikepojnë” Luginën e Preshevës,

– Luginë e Preshevës, 22 janar – Pagesat e larta, të cilat duhet t’i paguajnë qytetarët e Luginës së Preshevës me rastin e kalimit të kufirit nga Presheva në Kosovë, janë duke shkaktuar probleme dhe pakënaqësi të mëdha te qytetarë, thonë përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

– Ata kritikojnë institucionet e Kosovës, duke thënë se vendimi i ekzekutivit kosovar për këtë çështje duhet të shqyrtohet sa më parë.

– Tarifat “hendikepojnë” Luginën e Preshevës

– Preshevë, 22 janar – Pagesat e larta, të cilat duhet t’i paguajnë qytetarët e Luginës së Preshevës me rastin e kalimit të kufirit nga Presheva në Kosovë, janë duke shkaktuar probleme dhe pakënaqësi të mëdha te qytetarë, thonë përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

– Ata kritikojnë institucionet e Kosovës, duke thënë se vendimi i ekzekutivit kosovar për këtë çështje duhet të shqyrtohet sa më parë.

– Lugina ka përkujtuar shkrepjen e pushkës së parë dhe 11-vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së.

– Bujanoc, 26 janar – Me një sërë aktivitetesh dhe manifestimesh të ndryshme, shqiptarët e Luginës në manifestimin qendror të ish-ushtrisë çlirimtare për Luginë të Preshevës mbajtur në Bujanoc, kanë përkujtuar shkrepjen e pushkës së parë në këtë rajon dhe 11-vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së.

– Lugina nuk heq dorë nga Referendumi … për bashkim me Kosovën

– Preshevë, 1 mars – Kuvendarët shqiptarë të tria Kuvendeve të Luginës së Preshevës, në 20-vjetorin e “Referendumit për Autonomi Territoriale Politike me të drejtë bashkimi me Kosovën”, kanë miratuar Deklaratën Politike për mes së cilës u rikonfirmohet vullneti politik i shqiptarëve të Luginës.

– Të zgjedhurit e shqiptarëve të tria Kuvendeve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, në njëzet vjetorin e mbajtjes së Referendumit të 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, rikonfirmua vullneti politik i shqiptarëve të këtushëm.

– Përmes Deklaratës politike është kërkuar nga autoritetet kompetente në Kosovë dhe Serbi, eliminimi i të gjitha pengesave administrativo-financiare në vendkalimet kufitare dhe krijimin e kushteve të qarkullimit të lirë të qytetarëve, si dhe që kërkesat dhe nevojat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës të respektohen në bisedimet mes Prishtinë dhe Beograd.

– Kuvendarët shqiptarë të tria Kuvendeve të Luginës, në 20 vjetorin e mbajtjes së Referendumit, kanë shpreh vendosmërinë për të vazhduar angazhimin e tyre me gjitha mjetet e disponueshme politike, për të zgjidhur statusin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në përputhje me vullnetin politik të shprehur me Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, me moton “Autonomi politike territoriale të Shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me të drejtë bashkimi me Kosovën.

– Shqyrtim lidhur me rastin e Referendumit të 1 dhe 2 marsit 1992,

– Preshevë, 1 mars – Në 20-vjetorin e mbajtjes së Referendumit, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Riya Halimi, rrëfen për momentet e vendosjes së mbajtjes së Refrendumit i cili kishte këte pyetje;“ A jeni për autonomi politike territoriale të Shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me të drejtë bashkimi me Kosovën “.

Maj

– PVD përfundon fushatën zgjedhore në Bujanoc dhe Preshevë,

– Bujanoc – Preshevë, 3 maj – Partia më e madhe që tubon shqiptarët e Luginës së Preshevës, ka përmbyllur sot fushatën paraleketorale në Buajnoc dhe në Preshevë, me spektakle të pa para deri më tash.

– Xhandarmëria bastis shqiptarët e Bujanocit

– Bujanoc, 4 maj – Policia serbe sot në mëngjes në rajonin e Bujanocit të Luginës së Preshevës ka arrestuar rreth 10 shqiptarë.

– Sipas mediave serbe, arrestimi bëhet për shkak se ata akuzohen për krime lufte ndaj serbëve.

– Arrestimet kanë ndodhur në komunën e Bujanocit, në fshatrat Tërnoc dhe Breznicë, si dhe janë bastisur më shumë se tetë lokalitete.

– Në mesin e të arrestuarëve është edhe një përkthyes shqiptar në misionin e OSBE-së në Luginën e Preshevës.

– Vranjë, 4 maj – Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, u ka thënë gazetarëve në Vranjë se “policia ka arrestuar në jug të Serbisë tetë persona, pesë nga të cilët nën dyshimet për krime lufte kundër civilëve”.

– Beograd, 4 maj – Në një aksion policor, të ndërmarrë sot në Luginë të Preshevës, janë arrestuar gjashtë shqiptarë, të cilët, sipas agjencisë serbe të lajmeve FoNet, dyshohen për krime lufte të bëra në Kosovë.

– Kjo agjenci citon burime të Ministrisës së Brendshme të Serbisë, të cilat pohojnë se aksioni po vazhdon dhe se ministri Ivica Daçiq hollësitë do t’i bëjë publike në një konferencë shtypi, të paralajmëruar, që do ta mbajë në Vranjë.

– Halimi: Arrestimi është vazhdimësi e terrorit shtetëror ndaj shqiptarëve

– Deputeti shqiptar në parlamentin seb Riza Halimi ka vlerësuar se arrestimi i pesë shqiptarëve të dyshuar për krime lufte të vitit 2001, në Luginë të Preshevës është “vazhdim i terrorit shtetëror” ndaj popullatës shqiptare.

– Daçiq konfirmon se janë arrestuar tetë shqiptarë në Bujanoc.

– Ministri serb i punëve të brendshme, Ivica Daçiq, u ka thënë gazetarëve në Vranjë se “policia ka arrestuar në jug të Serbisë tetë persona, pesë nga të cilët nën dyshimet për krime lufte kundër civilëve”.

– Daçiq dëshiron t’ua mbyllë gojën politikanëve të Preshevës!

– Beograd, 4 maj – Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiç, u ka sugjeruar politikanëve shqiptarë në Luginë të Preshevës që të mos flasin shumë, por të ruajnë pozitat e tyre.

– Halimi: Arrestimet, spastrimi etnik i shqiptarëve

– Preshevë, 4 maj – Deputeti shqipar në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi, ka deklaruar se arrestimi i pesë shqiptarëve të dyshuar për krime lufte në vitin 2001, është “vazhdim i terrorit shtetëror” kundër komunitetit shqiptar.

– Terror shtetëror mbi shqiptarët në Luginë

– Bujanoc, 5 maj – Pas arrestimeve të shqiptarëve – gjoja të dyshuar për krime lufte gjatë vitit 2001 – situata në Luginën e Preshevës është tensionuar mjaft.

– Lugina proteston sot kundër arrestimeve

– Preshevë, 5 maj – Në një konferencë për medie të organizuar në shenjë reagimi ndaj arrestimeve të tetë ish-pjesëtarëve të UÇPMB-së, përfaqësuesit institucional dhe politik të Luginës së Preshevës, e kanë dënuar aktin e ulët të Qeverisë së Serbisë për arrestimet të cilat kanë për qëllim krijimin e pasigurisë, panikut dhe zbrazjen e Luginës nga shqiptarët.

– Me aktakuza të trilluara, procese të montuara politike, fotografi e xhirime gjatë arrestimeve sikur të ishte spektakël, Serbia, pas spastrimit etnik në Medvegjës, tani po përpiqet që këtë ta bëjë edhe në Bujanoc.

– Protesta në Luginë: Beograd, ndal dhunën!

– Bujanoc, 5 maj – Mijëra shqiptarë kanë protestuan në Bujanoc me porositë drejtuar Beogradit dhe bashkësisë ndërkombëtare për të ndalur terrorin dhe dhunën serbe në këtë rajon me shumicë shqiptare.

– Shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë ndërhyrjen ndërkombëtare

– Pas apelit tek autoritetet e Beogradit që të ndalin politikën diskriminuese dhe antishiptare, kanë kërkuar njëkohësisht edhe ndërhyrjen ndërkombëtare në Luginë si masë preventive për pengimin e eskalimit të situatës në rajon….

– Bujanoc, 5 maj – Banorët shqiptarë protestuan kundër arrestimeve nga xhandarmeria serbe. Ndërkohë, të trija kuvendet shqiptare të Lugines së Preshevës, në deklaratën e përbashkët politike, duke dënuar dhunën serbe dhe pas apelit tek autoritetet e Beogradit që të ndalin politikën diskriminuese dhe antishiptare, kanë kërkuar njëkohësisht edhe ndërhyrjen ndërkombëtare në Luginë si masë preventive për pengimin e eskalimit të situatës në rajon.

– Jahjaga: Shqiptarët në Luginë duhet të trajtohen si qytetarë të barabartë

– Prishtinë, 5 maj – Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga shpreh shqetësimin e saj për aksionin e dhunshëm të Policisë së Republikës së Serbisë në Luginën e Preshevës, e banuar me shumicë dërmuese shqiptare dhe arrestimin e disa të rinjëve shqiptarë nën akuzën për krime të luftës.

– Berisha: “Dënojeni me votën tuaj aktin primitiv të dhunës së autoriteteve zyrtare serbe”

– Tiranë, 5 maj – Kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka reaguar për situatën në Luginën e Preshevës, pas arrestimeve të disa shqiptarëve nga policia serbe.

– Topi: Arrestimet në Luginë, skenare shoviniste për terror

– DioGuardi: Skenaret kundër shqiptarëve janë të koordinuara

– Shkup, 5 maj – Kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane (LQSHA), Joe DioGuardi deklaroi se arrestimet e fundit të shqiptarëve në Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës, janë skenarë të koordinuar.

– Prishtinë, reagime kundër arrestimeve të shqiptarëve në Bujanoc

– Lugina nuk bojkoton zgjedhjet serbe

– Shqiptarët e Ballkanit ti japin përgjigje politike arrestimeve

– Jakup Krasniqi thotë se autoritetet e Beogradit dhe ato të Shkupit po kryejnë aksione terroriste. Kryeparlamentari kërkon që kësaj situate t’i përgjigjen të gjithë shqiptarët.

– Qeveria e Republikës së Kosovës permes një komunikate theksoi se dënon aktin e arrestimit të qytetarëve shqiptarë në Komunën e Bujanocit.

– Shqiptarët e Luginës të shtypur nga Serbia dhe të bllokuar nga Kosova

– Të shtypur nga Serbia, të bllokuar nga Kosova, teksa Serbia vazhdon arrestimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës qeveria e Prishtinës ende nuk ka hequr policat kufitare prej 60 eurosh për shqiptarët e Luginës.

– Shqiptarët e Luginës dhe zgjedhjet në Serbi

– Më 6 maj, në Serbi, mbahen zgjedhjet lokale, krahas të cilave mbahen edhe ato parlamentare dhe presidenciale. Sa i perket shqiptarëve të Luginës së Preshevës, zgjedhjet presidenciale serbe janë irelevante.

– Lugina voton

– Luginë e Presheves, 6 maj – Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë mobilizuar për pjesëmarrje aktive në zgjedhjet e sotme, si kundërpërgjigjeje ndaj arrestimeve dhe diskriminimit të vazhdueshëm shtetëror serb ndaj popullatës shqiptare të këtushme.

– Lugina në zgjedhje

– Luginë e Preshevës, 6 maj– Procesi zgjedhor zhvillohet edhe në Luginën e Preshevës. Sipas informative zyrtare të drejt vote në tri komunat e Luginës, kanë 83.637 qytetarë.

– Në Bujanoc të drejtë vote kanë gjithsejtë 39.022 qytetarë, ndërsa votën e tyre mund ta hedhin në njërin prej 55 vendvotimeve.

– Për zgjedhjet lokale, në Bujanoc qytetarët mund të zgjedhin për të votuar njërin prej 13 subjekteve që marrin pjesë në këto zgjedhje.

– Prej tyre, katër janë shqiptare, shtatë serbe dhe dy rome.

– Ndërkaq në komunën e Preshevës qytetarë me të drejtë vote janë gjithsejtë 34.368.

– Votat e tyre mund të vendosen në ndonjërën prej 38 vendvotimeve sa ka kjo komunë. Qytetarët zgjedhjen mund ta bëjnë në mes të 11 subjekteve, tetë shqiptare dhe tri serbe.

– Komuna e Medvegjës do të zhvillojë vetëm zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale për shkak të punës jo efikase të anëtarëve të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Medvegjë.

– Në Medvegjë, madje nuk janë shtypur fletat e votimit dhe materialit tjetër për zgjedhje.

– Të drejtë për të votuar në komunën e Medvegjës, kanë 10. 247 qytetarë.

– Në pajtim me ligjin për zgjedhje, 48 orë para ditës së zgjedhjeve dhe në vetë ditën e zgjedhjeve deri në mbylljen e vendvotimeve, është e ndaluar propaganda zgjedhore përmes mjeteve të informimit publik, mbajtja e tubimeve publike dhe shpallja e vlerësimeve të rezultateve nga zgjedhjet.

– Derisa është në fuqi heshtja zgjedhore 50 metra, rreth vendvotimit është e ndaluar të paraqiten simbolet e partive politike dhe materialit tjetër propagandues.

KKVITI

– Shqiptarët e Luginës fitues të zgjedhjeve lokale në Preshevë e Bujanoc

– Lideri i PDSH-së Ragmi Mustafa fitoi në Preshevë, ndërsa lideri i PD-së Nagip Arifit në Bujanoc

– Luginë e Preshevës, 7 maj – Partitë shqiptare në Kuvendin e Bujanocit me shumicë absolute, 30 këshilltarë shqiptarë

– Partitë shqiptare në Bujanoc kanë shënuar një fitore bindëse ndaj atyre serbe. Rezultatet paraprake i nxjerrin partitë shqiptare si fituese.

– Në bazë të tyre mësohet se Partia Demokratike e Nagip Arifit ka marrë 4. 921 vota, Partia për Veprim Demokratik 3. 581 vota, Lëvizja e Progresit Demokratik e Jonuz Musliut 2. 710 vota, si dhe Unioni Demokratik Shqiptar e Rahmi Zylfiut 1. 379 vota.

– Shqiptarët e kësaj komune janë shprehur të mllefosur me obstruksionet e Beogradit, i cili synonte të ulte numrin e votuesve shqiptarë. Të shumta kanë qenë rastet kur qytetarëve shqiptarë nuk u gjendej fare emri në listat e votuesve.

– Në Kuvendin Komunal, sipas llogaritjes së votave që kanë marrë në zgjedhjet lokale, partitë politike në Bujanoc në Kuvend do të përfaqësohen në këtë mënyrë:

– Partia Demokratike do të ketë 12 këshilltarë në kuvend, Partia për Veprim Demokratikë 9, Lëvizja e Progresit Demokratik 6, Grupi i qytetarëve “Dr. Stojanca Arsiq” 4, Koalicioni “Zgjedhja për Bujanocin më të mirë” 4, Unioni Demokratik Shqiptar 3 këshilltarë dhe “Të aktivizojmë Bujanocin”-Tomisllav Nikolliq 3.

– Në krahasim me zgjedhjet e kaluara, partitë shqiptare kanë marrë 7 këshilltarë më shumë, dhe se zgjedhjet lokale nuk do të përsëriten në asnjë njësi zgjedhore.

– Nga ana tjetër partitë serbe dhe koalicionet do të kenë gjithsejt 11 këshilltarë komunalë, apo 6 më pak se në zgjedhjet e kaluara.

– Shqiptarët e Luginës fitues të zgjedhjeve lokale në Preshevë e Bujanoc

– Lideri i PDSH-së Ragmi Mustafa fitoi në Preshevë, ndërsa lideri i PD-së Nagip Arifit në Bujanoc

– Luginë e Preshevës, 7 maj – Edhe këtë herë shqiptarët e Luginës së Preshevës iu janë përgjigjur masivisht ftesës së subjekteve politike shqiptare në këtë rajon, për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, ndërsa njëkohësisht “Koalicioni i shqiptarëve të Luginës” ka marrë pjesë edhe në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, ku për zgjedhjet presidenciale elektorati i koalicionit ka përkrahur Myftiun e Sanxhakut, Muamer Zukorliqin, për president të Serbisë.

– Urime për Preshevën e Bujanocin

– Gjilan, 8 maj – SHSHKL “VATRA” në emër të kryesisë së saj dhe në emër të qytetarëve të ndjekur nga Kosova Lindore, në rend të parë uron dhe falënderon të gjithë qytetarët për pjesëmarrje masive në votime dhe për kulturë të lartë demokratike votimi.

– Dega e PVD-së në Bujanoc njeh rezultatet e zgjedhjeve lokale të 6 majit

– Bujanoc, 10 maj – Në një komunikatë të Kryesisë së Degës së PVD-së në Bujanoc, deklaron se njeh rezultatet e zgjedhjeve lokale të 6 majit.

– Lider i PDSH-së proteston në Tiranë me Aleancën KuqeZi

– Tiranë, 12 maj – Aleanca KuqeZi zhvilloi paraditen e të shtunës një protestë me qindra aktivistë të Aleancës KuqeZi, studentë dhe banorë të Luginës së Preshevës përpara ambasadës së Serbisë në Tiranë kundër arrestimeve politike që po i bëhen shqiptarëve të Preshevës ndër vite.

– Takohen Kryetarët e Këshillave Kombëtare Shqiptare të Serbisë dhe Malit të Zi

– Ulqin, 19 maj – Kryetari i Këshillit Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi, Tahir Tahiri dhe Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, pritën në takime të ndara kryetarin e Këshilli Kombëtar Shqiptar, Galip Beqirin.

– Nis procesi i rigjykimit të 17 preshevarëve të arrestuar për krime lufte më 26 dhjetor 2008

– Beograd, 24 maj – Në Gjykatën e Qarkut në Beograd sot ka vazhduar për të dytën ditë me radhë rigjykimi kundër njëmbëdhjetë shqiptarëve të Luginës, pesë prej të cilëve në mungesë.

– Nis manifestimi përkujtimor “Ditët e Komnadant Lleshit” në Tërnoc të Madh

– Bujanoc, 24 maj – Manifestimi tradicional përkujtimor për nder të ish-kryenegociatorit shqiptar Ridvan Qazimi – Komandant Lleshi, ka nisur sot me organizimin e marshit deri tek vendi i quajtur “Guart e Buajve”, ku 11 vjet më parë ra në altarin e lirisë dëshmori i Kombit, Ridvan Qazimi.

– Përkujtohet Ridvan Qazimi- Komandant Lleshi – në 11 vjetorin e rënies

– Tërnoc- Bujanoc, 25 maj – Në Tërnoc të Madh u përkujtua 11 vjetori i rënies në altarin e lirisë të ish-kryenegociatorit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Ridvan Qazimi- Komandant Lleshi- i cili u vra katër ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Konçulit në një prit të forcave serbe të sigurisë disa kilometra në veri të Tërnocit.

– Halimi: Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale në Medvegjë interes kombëtar

– Preshevë, 23 qershor – Deputeti Halimi fton shqiptarët e Medvegjës të shfrytëzojnë të drejtën e tyre në zgjedhjet e nesërme lokale masovikisht

– Medvegjasit ndarës nga dy komunat tjera me shumicë shqiptare nesër do të mund të votojnë për përfaqësuesit e tyre në mandatin katër vjeçarë.

– Duke pas parasysh se trungu elektoral i shqiptarëve në Medvegjë është shpërndarë jo me vullnetin e tyre, por për shkak të dhunës shtetërore serbe, deputeti i vetëm shqiptarë Riza Halimi, ka ftuar medevgjasit që nesër masovikisht të jenë në vendvotime, sepse sipas tij kjo çështje është e rëndësisë së veçantë për mbrojtjen e interesave kombëtare atje.

– Në Komunën e Medvegjës nesër pritet të mbahen zgjedhjet lokale, me ç`rast qytetarët do të mund të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për përfaqësim në institucionet komunale gjatë katër viteve të ardhme.

– Shqiptarët e Medvegjës, ndonëse në numër dukshëm më pak se para një dekade, në këto zgjedhje kanë arrit të formojnë një listë të vetme, atë të Partisë për Veprim Demokratik.

– Deputeti i vetëm shqiptarë, njëherësh Kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, në prag të mbajtjes së zgjedhjeve ka ftuar shqiptarët e Medvegjës, që në mënyrë më masovike të jenë para vendvotimeve dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre qytetare të garantuar me norma ndërkombëtare.

– Në Medvegjë PVD fiton 15,59% të votave të përgjithshme

– Medvegjë, 25 qershor – Komisioni Komunal Zgjedhor në Medvegjë, ka shpall rezultatet e para preliminare të zgjedhjeve të djeshme lokale, sipas të cilave shqiptarët do të përfaqësohen me shtatë këshilltarë komunalë.

– Gjilan – 7 korrik – Shoqata“Vatra” nga Gjilani shënoi 7 vjetorin e themelimit

– Bujanoci me 5 mijë persona të pa punë

– Në komunën e Bujanocit ka një numër të madh të papunësuarve ku më tepër janë gjinia femërore dhe numri i përgjithshëm për vitin 2011 ka arritur 5 mijë persona.

– Ismail Memeti, këshilltar pranë zyrës së Entit për Punësim në Bujanoc ka njoftuar se të regjistruar në zyrën për punësim me kualifikim fillor janë 2. 924 persona, me shkallë të dytë 104, me shkallë të tretë 829 (zanatli), shkallë të katërt dhe të pestë (sh. mesme) 967 persona.

– Preshevë, 31 korrik – Lugina e Preshevës përshëndet Tiranën dhe Prishtinën për pranimin e 412 studentëve nga Lugina

– Beogradi zyrtar emëron Zoran Stankoviq shef të Trupit Koordinues për Luginë të Preshevës

– Luginë e Preshevës, 3 nëntor – Beogradi zyrtar, ka emëruar, Zoran Stankoviqin, për shef të Trupit Koordinues për Luginë të Preshevës, bën të ditura mbrëmë, burime të “Presheva Jone”.

– Do theksuar se Stankoviq, deri më tani gjatë karrierës së tij politike ka ushtruar këto funksione; ka qenë kandidat për president i “Regjioneve të Bashkuara të Serbisë”, në zgjedhjet e kaluara, ndërsa në mandatin e kaluar ka qenë dhe ministër i shëndetësisë, ndërsa që nga viti 2005-2007 ka qenë Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Serbisë.

– “Investimet” e Kosovës në Luginë…

– Prishtinë, 11 gusht – Drejtuesit e Qeverisë së Kosovës duket se nuk janë të interesuar që të investojnë në Luginë të Preshevës, pavarësisht se këtë gjë ata e thonë pothuajse sa herë që flitet për tri komunat shqiptare në Serbi.

– Në prill të këtij viti zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, pas takimit me liderin e Lëvizjes së Progresit Demokratik të Luginës së Preshevës, Jonuz Musliu, pati premtuar se ekzekutivi kosovar do të investojë në ndërtimin e një shkolle në Preshevë dhe një rruge që lidh zonat shqiptare me kufirin e Kosovës, por katër muaj më vonë kjo çështje nuk duket në “rend të ditës”.

– Por, ndryshe nga takimi me Musliun, kur Kuçi ishte shprehur optimist për investime në Luginë, pothuajse e ka pranuar se një gjë e tillë është pothuajse e pamundur.

– “Nuk kemi ku t’i dërgojmë mjetet. Unë i kam lutur (liderët e Luginës) që ta gjejnë mënyrën (për transferimin e mjeteve) dhe kam biseduar me Komisionin Evropian.

– Le ta gjejnë mënyrën legale, brenda javës ua qesim mjetet”, ka thënë ai.

– Por, lideri i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliu pas takimit me të cilin Kuçi e pati bërë publike se qeveria do të investojë në Luginë, thotë se Prishtina zyrtare nuk ka vullnet për një gjë të tillë.

– Shqiptarët e Luginës së Preshevës duan të përfaqësohen në negociata

– Bujanoc, 19 gusht – Lëvizja për Progres Demokratik (LPD) e Jonuz Musliut përkrah vazhdimin e dialogut politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, por, si ka kumtuar sot kjo parti politike e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, ajo e konsideron të domosdoshme praninë e përfaqësuesve legjitimë të shqiptarëve të Luginës në përbërjen e ekipit negociator të Kosovës.

– Prishtinë, 21 gusht – Prijësit e Luginës së Preshevës kërkojnë të përfshihen në bisedimet Kosovë-Serbi

– Lugina kërkon bashkim kombëtar me Kosovën

– Përfaqësues të Kosovës Lindore thonë se janë të gatshëm që të bëhen pjesë e delegacionit kosovar në bisedimet politike Prishtinë-Beograd. Me pjesëmarrjen e tyre vlerësojnë se do të mund ta ndihmonin Kosovën për zgjidhjen e problemeve politike.

– Ata kërkojnë bashkim të Luginës me Kosovën, ndërsa nuk e përjashtojnë mundësinë që pjesa veriore e Mitrovicës t`i kalojë Serbisë.

– Lugina e Preshevës, “zorrë qorre” e Kosovës

– Preshevë, 27 gusht – Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës kërkojnë që në kuadër të bisedimeve Prishtinë-Beograd të shtrohet edhe çështja e shqiptarëve në Serbi.

– Bujanoc, 27 gusht – Kryetari i KKSH-së, Galip Beqiri priti publicistin Nefail Maliqin.

– Kongresi i Tretë i Grave Mbarëshqiptare në Preshevë, nuk ftohen gratë nga Bujanoci

– Bujanoc, 2 shtator – Këshilltarja e asamblesë komunale të Bujanocit, Adelina Bruçaj, nuk fajësoi kryetaren e Kongresit, por e shfajësoi atë duke ua hedhur fajin nikoqirëve në Preshevë, që nuk u kanë bërë ftesë.

– Serbët kërkojnë ndarjen etnike të Bujanocit

– Bujanoc, 5 shtator – Organizatat politike të serbëve të Bujanocit kërkojnë që të bëhen listat e shqiptarëve që jetojnë në Kosovë e që gjoja në Bujanoc paraqiten vetëm për zgjedhje. Ata madje kërkojnë edhe ndarjen e komunës në baza etnike.

– Bujnoc, 23 tetor – Në mënyrë madhështore u bë hapja solemne e asfaltimit të rrugës së “kombit” Tërrnoc-Breznicë – rrugë me standarde Evropiane

– Gjilan, 24 tetor – Kadriu: “Në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë të diskutohet edhe çështja e pazgjidhur e shqiptarëve të Kosovës Lindore”.

– Bujanoc, 2 nëntor – Prefekti i komunës së Bujanocit, ka pritur ministren për Zhvillimit Regjional dhe Vetëqeverisje Lokale.

– Bujanoc, 2 nëntor – Përfaqësues institucionalë të komunës Lillehammer nga Norvegjia, vizituan Bujanocin.

– Luginë e Preshevës, 3 nëntor – Beogradi zyrtar emëron Zoran Stankoviq shef të Trupit Koordinues për Luginë të Preshevës.

– 17 dhjetor – Shënohet 12 vjetori i Trupit Koordinues

– Ndonëse u formua për të ndihmuar tri komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Trupi Bashkërendues edhe pas 12 vitesh nuk e ka realizuar programin e paraparë për shqiptarët.

– Trashet binjakëzimi mes dy komunave

– Bujanoc, 16 nëntor – Bujanoci binjakëzohet me Tropojën

– Me iniciativën e Rrjetit Global të Gruas Shqiptare është nënshkruar marrëveshja e binjakëzimit të Komunës së Bujanocit të Luginës së Preshevës me Mark Gegaj të rrethit të Tropojës.

– Bujanoc, Tërnoc 25 nëntor – Në Tërnoc, u përurua hapja e Muzeut historik kushtuar “Komandant Lleshit”

– “Ndonëse, ende në shpirt mbizotëron dhembja e birit tonë, mirëpo kur po i shohim punët, dinjitetin dhe veprat e tij, e veçmas nderin që kanë të tjerët për të, kjo po na i lehtëson dhembjet tona”, theksoi Hysen Qazimi, babai i komandant Lleshit, për “Presheva Jone”.

– Luginë e Preshevës, 28 Nëntor – Flamuri Kombëtar vendoset edhe në Preshevë e Bujanoc.

– Në godinat e dy komunave me shumicë shqiptare në Preshevë dhe Bujanoc, është vendosur Flamuri Kombëtar.

– Shoqata “Vatra” me seli në Gjilan është takuar me dy organizata që veprojnë në Komunën e Preshevës.

– Siç ka njoftuar “Vatra”, takimi është zhvilluar me shoqatën e “Muhaxherëve” dhe “Besëlidhja e re” që të dyja nga Presheva.