UBT

“Kronikë në gur” e Kadaresë, në rumanisht

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shtëpia Botuese prestigjioze “Humanitas” në Rumani ka hedhur në treg dy romane të shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare, “Cronica in piatra” (Kronikë në gur) të inkorporuar me “Vremea nebuniei” (Çështje të marrëzisë) dhe romanin “Spiritus” të përkthyer nga shkrimtari dhe përkthyesi i veprës së Ismail Kadaresë në rumanisht, Marius Dobresku.

Lexuesi dhe shtypi rumun vazhdojnë të çmojnë përsëtejmi Ismail Kadarenë, si “një nga shkrimtarët e mëdhenj të Europës së sotme”, si “një shkrimtar me famë botërore”, si “një nga zërat më të fuqishëm të letërsisë bashkëkohore europiane”.

Uji Dea

Studiuesit dhe shtypi rumun çmon në mënyrë të posaçme dhe përkthyesin e veprës së Kadaresë, Marius Dobresku, për “përkthimin besnik, plot ngjyrime dhe me një gjuhë të pasur”. Marius Dobresku nuk është vetëm një njohës i gjuhës shqipe, i stërhollësive të saj, por dhe një njohës i shkëlqyer i historisë dhe kulturës shqiptare, i konstitucionit shpirtëror të shqiptarëve.

Këto janë arsyet përse përkthimet e Marius Dobreskut gëzojnë aq popullaritet në radhët e lexuesve rumunë, por dhe për faktin që ka marrë çmime kombëtare për cilësinë e përkthimit të Kadaresë në gjuhën rumune.