Krokodili më i madh në botë, 6 metra i gjatë
Krokodili Lolong është kapur vitin e kaluar në jug të Ishujve Filipine pas disa sulmeve vdekjeprurëse ndaj njerëzve dhe tashmë Guiness e ka shpallur si krokodilin më të madh në botë.
Lolong është 6.17 metra i gjatë dhe peshon më shumë se 1 ton, raporton tch.
Që kur është kapur në Bynawan, ky krokodil-monstër tërheq turistë nga e gjithë bota, të cilët vijnë për ta parë në vendin ku mbahet i izoluar.