Fundamenti

Kroacia nuk e lëshon Ademin

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Zagreb – Mesfushorit shqiptar Arijan Ademi i është bërë ofertë që të luajë për përfaqësuesen e Maqedonisë në futboll.

Ademi, që ka lindur në Shibenik të Kroacisë, ende është duke shqyrtuar ofertën e Maqedonisë, por drejtues të Federatës së Futbollit të Kroacisë janë kundër kalimit të tij në përfaqësuese tjetër.

Mobi Casa

Ademi 21-vjeçar aktualisht është pjesë e përfaqësueses Shpresa (U-21) të Kroacisë. Më herët ka luajtur edhe për U-20, U-19 e U-18 të Kroacisë. Ademi është me origjinë nga Tetova.

Drejtues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë javën e kaluar e kanë pyetur Ademin për mundësinë që të luajë për Maqedoninë.(koha)