Kroacia e interesuar të investojë në fushën e bujqësisë në Kllokot
Gjilan – Përfaqësuesit e Komunës se Kllokotit patën një takim punë më Sekretarin e Ambasadës kroate ku diskutuan rreth mundësisë e bashkëfinancimit të projekteve në fushën e bujqësisë.
Gjatë diskutimit u dakorduan që të fillojnë një bashkëpunimi për realizimin e projekteve me rëndësi në fushën e bujqësisë.
Gjithashtu u dakorduan që të ndërtojnë ura bashkëpunimi dhe binjakëzimi me Komunat kroate, të cilat kanë specifika të përafërta me Komunën e Kllokotit.
“Kishim një takim konstruktiv, duke paraqitur specifikat dhe prioritet e komunës, duke ditur se ky regjion është i njohur me bonitetin e tokës u fokusuam në fushën e bujqësisë si mundësi e mirë e bashkëpunimit dhe financimit të projekteve të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në fermerët e kësaj komune”u shpreh Hidajet Ahmeti./rajonipress/


