Mobi Casa

Kroacia dekoron Bekim Berishën-Abejën me titull ushtarak

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Përmirësohet padrejtësia. Duke iu falënderuar përpjekjeve të bashkëluftëtarëve, familja e Bekim Berishës, i njohur në luftën e UÇK-së si Abeja, do të pranojë dekoratën ushtarake nga Kroacia: Kryqi i Kuq Kroat – Bekim Berisha, hero që nuk është harruar, raportojnë mediat kroate.

Bekim Berisha, i vrarë në betejën e Junikut në vitin 1998, në Kroaci kishte arritur në gusht të vitit 1991 dhe që nga atëherë ai për 539 ditë ishte pjesëtar i Ushtrisë Kroate.

Pas plagosjes dhe rikuperimit, në vitin 1997 arrin në Kosovë ku një vit më pas edhe vritet. “Para disa vitesh, familjen e tij në Kosovë e kishte vizituar bashkëluftëtari, Ivica Panxha, derisa e kuptoi se familja nuk ka asnjë medalje lufte te Bekim Berishës”, shkruan e përditshmja kroate, Vecernji List.

“Gjeneralit të UÇK-së, të cilit në Kosovë i janë ngritur pesë përmendore, Kroacia më në fund do ta nderoj me dekoratë për meritat në çlirimin e vendit”, shkruan tutje kjo e përditshme, citon ORAinfo.

UBT

Pas shumë vitesh në një shtëpi të vjetër drurit në fshatin Komarevo në rajonin e Sisakut është zbuluar një fshehësi gati dy dekada. Thellë nën drunjtë e kalbur është gjetur një çantë e mbështjellur me qese najloni, kurse në të kishte para të imta, fotografi dhe dokumente në emër te Bekim Berishës. Aty është gjetur edhe një biletë treni me të cilën më 7 gusht të vitit 1991 Bekimi kishte arritur në Zagreb nga Brukseli. “Luftë nuk e bëri për vendlindjen e tij, por e bëri për ne dhe ai është heroi ynë. Kroacia po ashtu është vendlindja e tij”, shkruan Vecernji List.

“Bekim Berisha, atëherë vetëm 25 vjeçar, kosovar nga rrethina e Pejës, të njëjtën ditë iu bashkua Gardës Kombëtare, batalionit të 57-të i cili mbrojti heroikisht Komarevon. Nuk kërkoi asnjë dëmshpërblim”.

Sipas kësaj të përditshme, Kroacia nuk do t’i mbetet borxh heroit të saj, sepse janë në pyetje vetëm ditët kur presidenti kroat, Ivo Josipovic do t’i ndajë medaljen e artë, Kryqi i Kuq Kroat. Ketë dekoratë do ta pranojnë familjarët e Bekimit. /Telegrafi/