Hidromorava

Kroaci: Shqiptari humb jetën në aksident

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Tre të rinj shqiptarë janë përfshirë në një aksident të rëndë trafiku në Kroaci. Një 22-vjeçar ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë, të cilët ndodheshin në të njëjtin automjet, kanë mbetur të lënduar.

Aksidenti tragjik që i mori jetën 22-vjeçarit ka ndodhur të martën rreth orës 04:25, në autostradën “A1”.

Siç transmetojnë mediat kroate, të lënduar kanë mbetur dy të rinj 25 dhe 29 vjeç. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar në Split, ndërsa tjetri që ka dëmtime të lehta ndodhet në spitalin në Shibenik.

UBT

22-vjeçari, i cili drejtonte automjetin, ka humbur kontrollin e makinës pas përplasjes me mbrojtësen e rrugës. Më pas makina tip “Ford” është përplasur me një shtyllë.

Shkak i aksidentit mendohet se janë kushtet atmosferike./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.