Eko Higjiena

Krizë qeveritare, zgjedhjet e parakohshme në maj

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Krizën e Qeverisë aktuale analistët në vend janë duke e parë qysh moti. Madje, sipas tyre, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje paraprake ndërmjet liderëve politike, e cila do t’i zgjaste jetën e kësaj qeverie, zgjedhjet e parakohshme do të jenë të pashmangshme.

“Jo vetëm rezultati i parë i zgjedhjeve, dhe balotazhi, por ka disa muaj që Qeveria e Kosovës nuk e ka shumicën parlamentare për të qeverisur me vendin, andaj edhe çështjet e bojkotit, ikjet nga seancat parlamentare të mazhorancës parlamentare kanë qenë si rezultat i kësaj se ata nuk e kanë shumicën në Kuvend, andaj edhe kanë zgjedhur formën e bojkotit”, tha Driton Selmanaj, përfaqësues i KDI-së, shkruan Bota Sot.

Sipas tij, rezultati i zgjedhjeve tashmë ka qartësuar edhe më shumë këtë situatë, duke parë se partia më e madhe në pushtet ka rënie në nivel të Kosovës, kjo shihet si një element në të cilin tash duhet të reflektoj PDK-ja.

UBT

“Unë mendoj se ose duhet të shkohet drejt rikomponimit të qeverisë, që mund të futet ndonjë partnerë i ri në koalicion për ta stabilizuar qeverisjen deri në zgjedhjet e ardhshme, ose duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Mendoj që miratimi i buxhetit në Kuvendin e Kosovës, do të jetë një nga sfidat e radhës që do të dëshmoj se kjo qeverisje nuk mund të vazhdoj në këtë formë, nuk mund të vazhdoj së funksionuari sepse nuk e ka më shumicën parlamentare në Kuvend të Kosovës”, u shpreh Selmanaj.

Arritja e një marrëveshje partiake ndërmjet liderëve politik e cila do të përcaktonte afatin për përfundimin e reformave zgjedhore do të ishte e vetmja mundësi që do të mbante të “gjallë” qeverisjen Thaçi deri në maj të këtij viti.