Kriza vazhdon, PDK bllokon Kuvendin

Zgjidhja e ngërçit politik duket se nuk do të zgjidhet lehtë, pavarësisht se Blloku paszgjedhor LAN-V lëshoi pe, duke ia lënë PDK-së postin e kryeparlamentarit.
Kriza ka mbetur aty ku ka qenë tash e pesë muaj, pasi që partia e kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçi, nuk po kënaqet vetëm me postin e kryeparlamentarit, duke kërkuar tashmë marrëveshje politike me “partitë e djathta”.
Duke e parë se topi i kaloi PDK-së, dhe kësaj tashmë po i kërcënohet seriozisht mbetja në Qeveri, PDK-ja po kërcënon me thirrjen e seancës./zeri/