Uji Dea

Kriza ‘tremb’ investitorët e huaj

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kriza politike që ka hyrë në vitin e tretë, përveç mangësive në diplomaci e legjislativ, ka lënë pasoja të mëdha në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se ngërçi politik do të ketë impakt më së shumti te tërheqja e investitorëve të huaj.

Sipas tyre, asnjë reformë fiskale, apo ligj i cili ndihmon në përmirësimin e komunikimit me investitorë strategjikë, nuk mund të gjenerojë efekte ose rezultate konkrete, nëse investitorët nuk binden për sigurinë politike që ofron vendi ynë.

FIDANISHTJA

“Faktorët politikë janë faktorë të rëndësishëm në mjedisin e të bërit biznes dhe janë ndër faktorët kyçë të cilët merren në konsideratë nga ana e investitorëve seriozë para marrjes së vendimeve për investim dhe në këtë aspekt nuk ka asnjë dilemë se situata momentale politike, por edhe situata politike gjatë vitit 2015 dhe 2014 nuk ndihmon aspak në tërheqjen e investimeve të huaja direkte, por edhe në nxitjen e investimeve të brendshme, meqë investitorët do të pezullojnë planet e tyre për investime për momente më të favorshme, ose edhe zgjedhin destinacione të tjera ku do të realizonin planet e tyre për investime”, ka thënë Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Ai mendon se vitin e kaluar munguan investitorët seriozë shkaku i zhvillimeve politike./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.