Hidromorava

Kriza s’e bllokon Specialen

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjykata Speciale pritet që më së voni deri në vjeshtë të këtij viti t’i ngrejë aktakuzat e para për krime të supozuara nga ish-udhëheqësit e UÇK-së. Tani Kosova i ka kryer të gjitha obligimet, por topi është në anën e BE-së për caktimin e një paneli për rekrutimin e gjyqtarëve të Gjykatës Speciale. Vlerësohet se kriza politike në vend nuk mund ta prolongojë funksionalizimin e Speciales.

Kosova tashmë ka kryer të gjitha obligimet për themelimin e Gjykatës Speciale. Pas ratifikimit të marrëveshjes me Holandën për vendin ku do të vendoset Specialja, tashmë ka mbetur në dorën e Bashkimit Evropian shpejtësia e funksionalizimit të Gjykatës.

Kjo pasi BE-ja duhet ta formojë një panel, i cili do t’i rekrutojë të gjithë gjyqtarët.

FITORJA

Ekspertët juridikë në vend thonë se Specialja llogaritet e themeluar pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Holandës dhe Kosovës.

Profesori i Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Vigan Qorrolli, thotë për “Zërin” se brenda këtij viti, saktësisht më së voni në vjeshtë, do të ngrihen aktakuzat e para. Ndërsa, situata aktuale politike, sipas Qorrollit, nuk mund ta ndalë funksionalizimin e Speciales. “Problemet e brendshme politike nuk mund ta pengojnë një detyrim ndërkombëtar, siç është Specialja. Kjo për shkak se të gjitha veprimet e Gjykatës do të bëhen jashtë territorit të Kosovës”, ka thënë Qorrolli/zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.