Fundamenti

Kriza godet gazetat gjermane

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Vite me radhë, Gjermania është parë imune në zhvillimin e medieve që botohen në letër, një gjë që nuk kishte ndodhur në SHBA. Por, në javën e fundit, industria e gazetave të Gjermanisë është goditur me falimentimin e disa gazetave. Të premten, Financial Times Deutschland ishte viktima e fundit e këtij falimentimi.

Tregu i gazetave në Gjermani konsiderohet si më i madhi në Botë. Me 333 tituj, ku lexuesi mund të zgjedh një numër të madh të gazetave lokale dhe rajonale, vendi shihej si një bastion i stabilitetit, pavarësisht një krize mediale te të gjitha medieve të shkruara në botë.

Kësaj here, megjithatë, kjo gjë i takon së kaluarës. Të premten, botuesi gjerman “Gruner + Jahr” paralajmëroi se do të ndërpresë publikimin e “Financial Times Deutschland”, edicion gjerman i prestigjiozes së njohur britanike. Numri i fundit i gazetës me ngjyrë të verdhë të mbyllët do të botohet me 7 dhjetor ku pa punë do të mbesin 320 punëtorë.

“Kjo nuk është një ditë e mirë për gazetarët financiar dhe të ekonomisë në Gjermani”, tha një gazetar i FTD-së për Reuters.

Paralajmërimi erdhi disa ditë pas spekulimeve që gazeta ishte në vështirësi dhe po ashtu pas disa raporteve për hapësirën dhe llojllojshmërinë e tregut të gazetave në Gjermani. Në javën e fundit, “Frankfurter Rundschau”, njëra prej 10 gazetave më të mëdha ditore në Gjermani, dorëzoi dosje për falimentim në bankë për shkak të rënies së parapaguesve të saj dhe pakësimin e reklamave për mediat e shkruara.

Në tetor, agjencia gjermane e lajmeve DAPD deklaroi falimentimin pasi ishte themeluar si një shkrirje e shërbimit gjerman të Associated Press dhe shërbimit kabllor gjerman DDP. Shkurtime buxhetore ka pasur edhe ditorja e Berlinit “Berliner Zeitung”, që botohet nga kompania e njëjtë që boton “Frankfurter Rundschau”.

Gazetë e respektuar

Pavarësisht kësaj, mbyllja e “Financial Times Deutschland” nuk ishte befasi. E botuar në vitin 2000, gazeta asnjëherë nuk ishte në profit dhe humbjet e përafërta të saj ishin afërsisht 250 milion euro, një humbje e llogaritur nga mediat gjermane. Vitin e kaluar gazeta kishte humbje prej 10 milion eurosh.

Gjatë 12 viteve të ekzistimit të saj, megjithatë gazeta u bë njëra prej gazetave më të respektuara dhe më të sakta për financat. Në vitin 2008, botuesi britanik i kësaj gazete Pearson, që botoj edhe edicionin gjerman, shiti 50 për qind të aksioneve të Grüner + Jahr për një shumë nga 15-20 milion euro.

” ‘The Financial Times Deutschland’ ishte projekti më ambicioz i dekadës së fundit në gazetari”, tha Julia Jäkel, drejtoreshë e “Gruner + Jahr”, në një deklaratë të lansuar të premten.

Mobi Casa

“Gazetat ditore janë nën presion, kryesisht nga sektori i biznesit. FTD ka humbur shumë që nga themelimi i saj në vitin 2000. Duke parë këtë trend ne nuk kemi parë asnjë mundësi që të vazhdojmë botimin e gazetës”.

Pavarësisht përkushtimit dhe vazhdimësisë së gazetave gjermane, që e bën Gjermaninë njërin prej tregjeve më të gjalla të gazetave të shkruara, as ky sektor nuk ka mundur të jetë imun në vitet e fundit për shkak të sfidave që u patën përballur edhe produktet e shkruara në Gjermani por edhe për shkak të rritjes së numrit të lexuesve të lajmeve nëpër internet, kryesisht nëpër portale.

Sipas një hulumtimi të Nelsen Media Research, të ardhurat e gazetave nga marketingu në Gjermani kanë rënë gjashtë për qind në 10 muajt e fundit të këtij viti përkatësisht njëjtë ishte edhe në këtë periudhë gjatë vitit 2011 – kurse ky trend do të vazhdoi edhe vitet në vijim. Sipas Federatës së Botuesve Gjermanë të Gazetave, në vitin 2000 tregu i reklamave për gazetat në Gjermani ishte 29 për qind e buxhetit të bizneseve kurse tani është 20 për qind.

Epërsia e botimeve Online

Kur vije puna të tirazhi, sigurisht se do të gjeni më pak numra në stenda. Në dekadën e fundit, tirazhi i ditorëve gjermane ka rënë për pesë milion, nga 23.7 milion kopje në vitin 2001 në 18.4 milion në vitin 2012, thotë Federata e Botuesve Gjermanë –një rënie e barabartë më tirazhin e gazetave amerikane që tregon se “Financial Times Deutschland” është tregues i kësaj rënie të shpejt. Në çerekun e tretë të 2006-ës, që është çereku i tretë i këtij viti, numri i parapaguesve të gazetave ra nga 62 000 në 42 000. Tirazhi total i kësaj periudhe luhatet në rreth 100 000 kopje tani, mirëpo me tendencë që të zvogëlohet sa më shumë.

Vitet e fundit, natyrisht humbjet kanë qenë të mëdha në mediat e shkruara të cilët fitimin e kanë gjetur në botimet online. Duke kombinuar lajmet e shkruara dhe edicionet online në Gjermani ato nuk kanë pasur shumë lexues.

Ndërkohë, të ardhurat nga marketingu online janë rritur shumë vitet e fundit, duke shkuar në 15.4 për qind vetëm në vitin 2011.

Megjithatë, kjo nuk mjafton që botimi online, që po ashtu kërkon përkushtim, të financoj botimin e shkruar. Kjo ndoshta duket që ka qenë faktori kryesor në falimentimin e “Financial Times Deutschland”.

“Që nga koha e themelimit, ne kemi raportuar dhe kemi pasur lajmet dhe temat më të fuqishme se të gjitha mediat e tjera në internet në Gjermani”, shkruan kryeredaktorja e FTD-së Steffen Klusmann në faqen e gazetës të premten. “Mirëpo ne nuk kemi mundur të zhvillojmë një model gazete biznesi në ueb-faqe e që më të të financojmë gazetarët tonë dhe botimin e shkruar ashtu sikurse është traditë e jonë”.