Eko Higjiena

Kritikohet taksa, por jo edhe lobimi i Serbisë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Zyrtarët e Bashkimit Evropian që nga muaji nëntor me dhjetëra herë kanë kërkuar që Qeveria e Kosovës ta tërheqë vendimin për taksën 100% ndaj mallrave serbe, por me vite të tëra kanë heshtur përballë agresion diplomatik të Serbisë kundër Kosovës. Deputetët dhe analistët politikë në vend thonë se BE-ja nuk po i trajton njëjtë Prishtinën dhe Beogradin, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Serbia viteve të fundit ka hyrë në ofensivë diplomatike kundër Kosovës, duke e penguar anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare, si dhe duke i bindur disa shtete që ta tërheqin njohjen ndaj Kosovës.

Mobi Casa

Por ndaj këtij agresioni diplomatik të Serbisë zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë qëndruar indiferentë, ndërsa në momentin që Kosova si kundërpërgjigje ndaj Serbisë ka vendosur taksën 100% ndaj mallrave të këtij shteti zyrtarët e BE-së kanë filluar presionin mbi qeverinë “Haradinaj”.

Deputetët dhe analistët politikë në vend thonë se BE-ja nuk po i trajton njëjtë të dyja vendet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.