Eko Higjiena

Kritikohet raporti i auditorit

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Raportet e Auditorit dhe Prokurimit, u vlerësuan nga opozita si joreale, joprofesionale dhe të formuluara konform interesave të udhëheqësve komunal. Bajram Dërmaku e Enver Morina, këshilltarë të PDK-së, zërat e vetëm kritik të seancës së sotme të Kuvendit të Kamenicës bënë vërejtje për parregullsi në auditim e prokurim.

Në mbledhjen e radhës të Kuvendit komunal të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar ndërsa janë dhënë vërejtje të shumta rreth raportit të auditimit.

Raportet e Auditorit dhe Prokurimit, u vlerësuan nga opozita si joreale, joprofesionale dhe të formuluara konform interesave të udhëheqësve komunal. Bajram Dërmaku e Enver Morina, këshilltarë të PDK-së, zërat e vetëm kritik të seancës së sotme të Kuvendit të Kamenicës bënë vërejtje për parregullsi në auditim e prokurim.

Enver Morina evidentoi shkeljet e zyrës së Prokurimit për vizitën e punëtorëve të administratës në Durrës vitin e kaluar. “Në raport, kemi të paraqitur transportin dhe akomodimin e punëtorëve të administratës në Durrës, ndërsa mungon transporti i delegatëve të Kuvendit.

Pastaj, kemi shkelje të mëdha ligjore në shumë tenderë, për të njëjtat shërbime e furnizime, kemi shumë firma të angazhuara. Zyra e Prokurimit ka anluar një numër të madh të tenderëve me qëllim të dhënies së tyre, firmave që kanë lidhje me udhëheqësit komunal:, ka theksuar Morina.

ARKATANA

Në përgjigjen e tij, përgjegjësi i Zyrës së Prokurimit, Sadik Thaçi, theksoi se tabela e transportit dhe akomodimit të delegatëve mungon për shkak të kohës së shkurtër të procedurave të prokurimit, ndërsa për çmimet e larta të shërbimeve, ai u arsyetua me çmimet e tregut, të cilat nuk mund t’i përcaktoj Komuna.

Delegati tjetër, Bajram Dërmaku deklaroi se Raporti i Auditimit, i është përshtatur interesave të Komunës dhe është përgatitur sipas udhëzimeve, sepse në të nuk janë paraqitur të metat e saj. Ismet Ahmeti, auditor i brendshëm e kundërshtoi këtë, duke thënë se raporti është real e profesional, me rekomandime të qarta, të shkurtra e të definuara mirë.

Drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm Ismet Ahmeti gjatë kësaj mbledhje ka prezantuar raportin e auditorit të brendshëm gjatë vitit 2011. Ai ka thënë se fushat e mbuluara nga auditimi janë prokurimi për vitin 2010, shpenzimet për mallra dhe shërbime në njësinë buxhetore të shëndetësisë- QKMF për vitet 2009 dhe 2010, menaxhimi i pasurisë në të gjitha njësitë buxhetore për vitin 2010, shpenzimet për mallra dhe shërbime në njësinë buxhetore të arsimit për vitet 2009 dhe 2010, tatimi në pronë për vitin 2010, të hyrat nga taksat komunale të biznesit dhe për shfrytëzim të hapësirës publike për vitet 2009 dhe 2010 etj.

Ndërsa, tek shqyrtimi i “Planit të Veprimit për Përmirësim të Shërbimit”, drejtori Hysen Jerliu ka thënë se ekipi i cili ka punuar në “ PVPSH” ka vlerësuar se nevojiten 2680 kontejnerë familjarë, e që 80 % është investim të DEMI-t dhe 20 % nga komuna./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.