RCCOLA

Kritikët letrar vlerësojnë “Muralet …” e Rrustemit

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Edicioni i katërt i Manifestimit tashmë që ka bërë emër në Kosovë e më gjerë, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, përmbyllet nesër me vlerësimin nga ana e kritikëve letrar, të librit më të ri të shkrimtarit Sabit Rrustemi: “MURALE SHPIRTI”, edituar nga Shtëpia Botuese “ROZAFA” , nga Prishtina.

Në sallën e KK të Gjilanit, aty ku janë mbajtur dhe tri veprimtari letrare, nga gjithsejtë nëntë veprimtaritë e sivjetme të “Vjeshtës…” librin e Rrustemit, pritet ta vlerësojnë emrat më aktiv nga fusha e kritikës si: Prend Buzhala, Nexhat Rexha, Fatmir Minguli, Arsim Halili e Bilall Maliqi.

Organizatori i këtij Manifestimi, Ars Clubi “Beqir Musliu”, qëllimisht ju ka shmangur promovimeve, duke dhënë një shembull të mirë se, libri mbi të gjitha duhet vlerësuar.

Fundamenti

Përndryshe, ky është libri i 15 -të me radhë i Sabit Rrustemit dhe hera e dytë që nga viti 1993 që në Gjilan, një libër i shmanget promovimit dhe, i nënshtrohet vlerësimit nga ana e kritikëve letrar.

Me këtë veprimtari letrare, edhe përmbyllet Manifestimi i sivjem, i katërti me radhë, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, në kuadër të cilit, fillimisht u prezantuan botimet e vitit 2013 të Shtëpisë Botuese “Beqir Musliu”, më pastaj, u prezantua romani më i ri i shkrimtarit të mirënjohur kosovar, Jusuf Buxhovit, “Jeniçeri i fundit”, u përkujtua me një Akademi, poeti tashmë i ndjerë, Haxhi Vokshi, u përurua libri më i ri i poetes gjilanase, Alketë Spahiut, “Muza jam unë” si dhe i poetit e kritikut letrar nga Dardana, Sinan Sadikut, “Rendi i vlerave në poezinë bashkëkohore shqiptare”, u prezantua dhe vlerësua portreti letrar i poetit , krikut dhe publicistit Shefqet Dibrani, u përurua libri i parë i prozatores së re, Xhenetë Çaka, “Grimca që prekin”, më pastaj, u bisedua për poezinë e poetit gjilanas, Aziz Spahiu si dhe u paraqit para auditorit të “Vjeshtës letrare…” shkrimtarja nga Tirana, Entela Kasi dhe romani i saj, “Të korrat e krishtlindjeve”./rajonipress/