Fundamenti

Kritikat e Osmanit ndaj BE-së, Macron: Shpresoj javën e ardhshme të rinisë dialogu Kosovë-Serbi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka folur sot në Tiranë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Në konferencën për media me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Macron u pyet nga gazetarët lidhur me kritikat e presidentes Vjosa Osmani për qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

“Udhërrëfyesi është shumë i qartë dhe kemi kaluar shumë kohë me dialogun Kosovë-Serbi…Mendoj se ‘ekzigjenca’ nuk është humbje besueshmërie, duhet të dilet nga kjo përballje që bllokon situatën. Unë uroj që javët e ardhshme të rifillojmë dialogun edhe me Prishtinën, edhe me Beogradin sepse secili vend është përballur me vështirësi politike dhe sociale për të mundur të bëjmë avancimin. Është e rëndësishme për gjithë rajonin”, tha presidenti francez, raporton Telegrafi.

Sipas presidentit francez, Bashkimi Evropian është legjitim për të kërkuar që të ketë avancime konkrete mbi çështjen politike, mbi zgjedhjet e komunave që nuk kanë qenë sipas tij të kënaqshme, për çështjet e sigurisë.

Eco Higjiena

“Nuk duhet lëmë të vendoset një dialog të tërthortë, nuk është mënyra korrekte për të avancuar… Për sigurinë e Evropës, për bashkimin e saj duhet të bëjmë këtë udhë… Është legjitime të kemi ekzigjenca për këtë gjë”, tha tutje Macron.

Presidenti francez tutje shtoi se nuk është kurrë ide e mirë “kur mundohemi t’i përçajmë linjat ose ta vëmë në dyshim procesin”.

“Pra, do të vazhdojmë të ecim me forcë, do të riangazhojmë…ne do të shkojmë krah partnerëve tanë evropianë në mënyrë që gjërat të avancojnë në Kosovë”, tha ai.

Pjesën ku Macron flet për dialogun Kosovë-Serbi mund ta ndiqni nga minuta 25:06. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.