UBT

Kritika ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Speciale

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Trupi gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë është kritikuar disa herë nga mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së se po tregohet i njëanshëm në pyetjet drejtuar dëshmitarëve. Këto kritika i kanë mohuar gjyqtarët e Speciales. Ndërsa, avokatët kosovarë të licencuar nga Specialja, thonë se trupi gjykues bën pyetje në favor të akuzës.

Në nëntor të vitit të kaluar, mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ia kishin nisur një kërkesë trupit gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë, përmes së cilës kishin kërkuar nga gjyqtarët që mos t’ia mbajnë anën prokurorisë, por të jenë të paanshëm në pyetjet e tyre.

Kësaj dhe ankesave të shpeshta të mbrojtjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit i është përgjigjur trupi gjykues në krye me Charles Smith. Në përgjigjen e publikuar në faqen e Speciales, thuhet se avokatët nuk kanë ofruar raste konkrete ku paneli kanë paragjykuar, raporton RTK.

Sipas trupit gjykues, Paneli ka fuqi të gjerë për t’u bërë dëshmitarëve çdo pyetje që gjykohet e nevojshme për sqarimin e dëshmisë të tyre.

“Në lidhje me çdo paragjykim ndaj mbrojtjes, Paneli rikujton se Mbrojtja ka të drejtë të rihapë pyetjen e tyre në bazë të pyetjeve të bëra dëshmitarëve nga Paneli ose të kërkojë më shumë kohë për të shqyrtuar dokumentet nëse është e nevojshme”, thuhet ndër tjerash.

FIDANISHTJA

Se trupi gjykues po mban anë, konsideron avokati i licencuar nga Gjykata Speciale, Skënder Musa.

“Kjo gjykatë që nga fillimi ka qenë e njëanshme në tërësi, gjyqtarët nuk e kanë rujt subjektivitetin, shihet që gjyqtarët parashtrojnë vetëm pyetje që shkojnë në favor të akuzës. Kritika e gjithë opinionit dhe shumicës së juristëve në Kosovë është që gjykata, pra gjyqtarët kanë qenë objektiv, shpesh herë krijohet një lloj përshtypje që i kemi vetëm dy palë, prokurorinë dhe gjykatën në njërën anë dhe të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre në anën tjetër”, tha Skënder Musa, avokat i licensuar.

Edhe në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se trupi gjykues duhet të jetë objektiv në pyetjet e bëra.

“Është me rëndësi të fokusohemi te objektiviteti i procesit dhe ne mendojmë që sidomos trupi gjykues duhet të jetë objektiv dhe ky proces të përfundoj sa më shpejt që është e mundur, gjithmonë duke mos u thirr në përfundimin e shpejt dhe në të njëjtën kohë të dëmtohet si proces, por të përfundoj si proces në bazë të provave të cilat i kanë prezantuar palët në procedurë”, tha Astrit Kolaj nga IKD.

Deri më tani në këtë proces gjyqësor kanë dëshmuar 123 dëshmitarë të Prokurorisë, e cila ka paralajmëruar se deri më 4 prill do të përfundojnë dëshmitë e saj, për të vazhduar me ata të mbrojtjes së viktimave dhe të mbrojtjes së të akuzuarve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.