Uji Dea

Krimi të goditet në start

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Nga Musa Sabedini- Arrestimi i Xhavit Hajdarit për mua nuk përbënte ndonjë lajm,apo ngjarje që e vlente të merresha me të. Realisht unë kisha shkruar disa herë,madje me vite, kur të tjerët e spikatnin në hava për gjoja të arriturat që po bëheshin në spitalin më të “mirë” në Ballkan.

Dikush mund të jetë gëzuar nga ky lajm,unë kurrsesi jo. Pse. Sepse asnjë rezultat nuk mund të arrihet nga një arrestim i tillë nëse në koncept tek mjekët,shoqëria dhe intelektualët nuk ngulitet në kokat e tyre, që e keqja do të goditet me kohë dhe në start.

Spitali i Gjilanit kishte një kohë të gjatë që ishte keqëmenaxhuar,kishte një kohë të gjatë që ankoheshin të gjitha kategoritë e sektorëve shëndetësor në këtë institucion. Dhe nga këto ankesa,akuza,deklarata publike askush nuk ndërmerrte asgjë. Nga kjo dua të them se policia,prokuroria,njësiti për krime ekonomike duhet me kohë t`ia pres rrënjët së keqes.

Këto hetime që shkojnë e vijnë me hapat e breshkës e kanë lejuar edhe Ymer Huruglicën që të notojë në krye të Gjykatës së Qarkut në Gjilan për më shumës e 10 vite. Ndoshta ishte inkurajuese deklarata e Ferid Aganit që pak ditë më herët e tha në Gjilan. “Ministria e Shëndetësisë ndodhet nën llupën e hetuesve”.Pra ishte një deklaratë goxha njerëzore, pavarësisht se ishin njerëzit apo bashkëpunëtorët e tij që po hetoheshin dhe po përfundonin në burg.

Realisht edhe Ferid Agani vonë e ka ngritur zërin sepse juridikisht ai ka pasur mundësi të veprojë qysh me rastin e ngritjes së aktakuzës ndaj Xhavit Hajdarit,por e la të veprojë edhe disa muaj më vonë.

Hajdari mendonte vazhdimisht se ka fuqi politike dhe se kishte ndikim edhe tek hetuesit,por fatmirësisht që hetuesit kryesor janë nga Prishtina dhe realisht as që është pyetur Gjilani,se në të kundërtën sërish avazi do të vazhdonte.

Mobi Casa

Krimi politik,financiar,ekonomik dhe krimi që bëhet me vetëdije siç janë rastet e punësimit familjar janë e keqja më e madhe që mund ta godas shoqërinë kosovare. Ky zullum mund të ndalet vetëm nëse hetuesi është i ngritur profesionalisht dhe nuk ndikohet nga jashtë,vetëm nëse prokurori është i guximshëm dhe nuk i shikon apo dëgjon presionet dhe normalisht nëse kemi gjykatës të dhënë pas së drejtës dhe ligjit.

Tani Spitali i Gjilanit mbetet pa zotin e shtëpisë. Duart po i “fërkojnë” shumë kandidatë të interesuar për ta drejtuar anijen që tashmë është fundosur. PDK-ja e cila mund të hyjë në kombinim për ta administruar këtë institucion do të gabonte shumë nëse do të vendoste njerëz me letra, nga selia e saj.

Në spitalin e Gjilanit mbi të gjitha duhet të vendoset një njeri i profesionit dhe i përkushtimit. Një mjek i ndërgjegjshëm,përkushtues ndaj punës,familjarizues me pacientët dhe profesionin. Çdo kuadër që vendoset nga fuqia politike këtë institucion e fundos edhe më shumë.

Spitali i Gjilanit është një institucion që ka të punësuar mbi 550 punëtor shëndetësor dhe përgjegjësia publike për ta menaxhuar atë është tejet e madhe. Menaxhmenti i spitalit që diktohej nga Xhavit Hajdari vazhdimisht krekosej se janë më të mirët në rajon,derisa pacientët për çdo ditë shkonin tek mjekët serb në Shillovë.

Spitali i Gjilanit ashtu si edhe Gjykata e Qarkut në Gjilan kanë shumë punë për ta kthyer besimin tek qytetari. Dyshoj shumë se spitali i Gjilanit mund të këndellet shpejt pas shumë goditjeve që ka marrë nga dora e keqëmenaxhimit.