Fundamenti

Krimi i organizuar ka marrë pushtetin në Kosovë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Vendimi i Grupit Drejtues Ndërkombëtar mbi mbylljen e Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë nga qeveritarët në Prishtinë është paraqitur si përfundim i mbikëqyrjes së pavarësisë.

Njëkohësisht, është heshtur fakti se në Kosovë mbetet misioni i Bashkimit Evropian (EULEX), trupat paqeruajtëse KFOR, Zyra e OSBE-së, misioni i OKB-së (UNMIK) dhe disa organizata të tjera ndërkombëtare. Në lidhje me këtë, gazeta gjermane “Neue Osnabrücker Zeitung” shkruan se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, po bën përpjekje ta festojë “pavarësinë e plotë”, duke e quajtur vendimin e BE-së dhe të SHBA-ve për mbylljen e Zyrës Civile Ndërkombëtare si “historik”.

Sipas gazetës, “nuk ka asnjë arsye për të festuar në Kosovë. De fakto vatra evropiane e krizës nuk pranohet si shtet nga çdo i dyti anëtar i OKB-së. (…) Në realitet, njerëzit në Kosovë vazhdojnë të jenë të varur nga ndihmat prej disa miliardash nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja, pa të cilat ky vend shumë i varfër do të pësonte kolaps. (…) Por rreziku më i madh për Kosovën nuk buron nga Serbia; rreziku vjen nga vetë Kosova. Krimi i organizuar ka aq pushtet, saqë shteti juridik është i pamundshëm”.

Mobi Casa

Në lidhje me vendimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar ka shkruar këto ditë edhe gazeta prestigjioze “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, e cila e quan Kosovën “një shtet të çuditshëm” dhe nënvizon se Kosovës i mungon drejtësia dhe ajo zëvendësohet nga misioni i BE-së, ndërsa për siguri kujdeset trupa paqeruajtëse KFOR, derisa një pjesë e banorëve – serbët në veri – nuk e pranojnë shtetin e ri, institucionet e të cilit janë të dobëta dhe politikanët nuk janë të pastër sa i përket përfshirjes së tyre në biznese ilegale.

“Mund të ndodhë që në Kosovë të krijohet një ‘problem i pazgjidhur’, ashtu siç e ka Evropa diku tjetër, në Qipro. Shpresa se në Ballkan koha i shëron plagët, të cilat i kanë hapur jo vetëm luftërat jugosllave, por edhe shekujt, deri më tani doli të jetë mashtrim. Gjendja është qetësuar, por nuk mund të flitet për ‘stabilitet të vetëqëndrueshëm’ – një fjalë e pëlqyer kjo nga bashkësia ndërkombëtare. Kështu vetëm duhet tërhequr vërejtjen para ilaçit për të gjitha problemet të quajtur integrim evropian: në gjendjen e tanishme BE-ja nuk do të eksportonte stabilitet, por do të importonte jostabilitet”, citon “Koha Ditore”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.