Fundamenti

Krimi është në rënie

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Qemajl Mustafa ka shprehur keqardhje për dy rastet që kanë përfunduar me fatalitet në një distancë kohore prej rreth tre muajsh.

Parametrat e sigurisë dëshmojnë se në komunën e Gjilanit gjendja e sigurisë përherë është në rritje e sipër. Kështu është shprehur Qemajl Mustafa në një takim të përbashkët me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës për regjionin e Gjilanit, të Agjensionit Kosovarë të Inteligjencës, Drejtorisë Komunale për Arsim dhe asaj për Mbrojtje dhe Shpëtim. Qemajl Mustafa, tha se gjendja e sigurisë përherë është në rritje e sipër,dhe për këtë flasin statistikat, sepse krimi është në rënie, ndërsa zbulueshmëria e rasteve është në rritje të vazhdueshme, falë aktivitetit të dendur dhe të bollshëm në gjithë hapësirën e rajonit dhe të komunës të të dy niveleve të policisë ,por edhe falë aktivitetit të Komunës si institucion ,por edhe gjithë sektorëve të komunës, (inspektoratit, arsimit, mbrojtjes dhe shpëtimit dhe të të gjithë të tjerëve).

RCCOLA

Mustafa ka shprehur keqardhje për dy rastet që kanë përfunduar me fatalitet në një distancë kohore prej rreth tre muajsh, siç është ai i para disa ditëve në një kafiteri në qytet dhe ai që është edhe më tragjik sepse një njeri ka përfunduar në shtëpinë e tij prej hajnave. Kryetari i Komunës ka thënë se këto janë raste të izoluara dhe se ai është i shqetësuar që kanë ndodhur këto raste, sepse fundi është tragjik ,por megjithatë rastet duhet të trajtohen si të izoluara, tha ai duke shtuar se raste të tilla ndodhin kudo edhe në regjion, në Evropë dhe kudo në botë .Nënkoloneli Shaban Azizi zëvendës komandant regjional i Policisë së Kosovës tha se në takimin e sotëm të përbashkët të këtyre tri institucioneve, bashkërisht janë dakorduar që bashkëpunimin e deritashëm ta intensifikojë për një veprim të koordinuar në të mirë të sigurisë së të gjithë qytetarëve.

Qemajl Mustafa duke i falënderuar, Policinë e Kosovës, Agjensionin e Kosovës për Inteligjencë, institucionet lokale dhe qendrore, apeloi tek të gjithë qytetarët në mënyrë të veçantë tek të rinjtë, te pronarët e hapësirave hoteliere, kafiterive etj., që duke marrë se siguria është aspekt që duhet të përkujdeset secili individ dhe secila familje, të përkujdesen maksimalisht në shtimin e sigurisë në hapësirat e tyre në rrethinën kudo ku jeton qytetari i kësaj komune, sepse e kemi obligim. “Nuk mundet në asnjë mënyrë, kudo në shoqëri, sado të pasura qofshin ato, policia të siguroj secilin, prandaj ne duhet të brengosemi për sigurinë tonë dhe këtë duhet ta bëjmë në mënyrë permanente” ka shtuar Mustafa./rajonipress/

Mund të ju interesoj: