RCCOLA

Krim i rëndë në familje, burri i merr jetën gruas

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Krimi brenda familjes ka tronditur Tiranën. Në orët e hershme të mëngjesit, një burrë i ka marrë jetën gruas dhe më pas është vetëdorëzuar në polici.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në familjen Brahja ndërsa viktima është Adivie Brahja, mësuese në shkollën e Saukut të Vjetër.

Mobi Casa

Krimi ka ndodhur pas një zënke mes çiftit pasi burri ishte kthyer i dehur në shtëpi. Sipas informacioneve të para burri ka vrarë gruan dhe më pas është vetëdorëzuar në polici./Indeksonline/