Eko Higjiena

Krileva e Strezoci prioritete për qeverisjen lokale të Kamenicës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Krileva dhe Strezoci janë ndër fshatrat e goditura nga vërshimet, ndërsa duke marrë në konsideratë faktin se kjo zonë ka qenë e harruar nga pushtet e kaluara tanimë do të kenë një qasje dhe vëmendje shumë më të madhe nga qeverisja aktuale.

Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani dhe nënkryetari Fatmir Matoshi të shoqëruar edhe nga drejtorët komunal Valon Maliqi e Faik Rexhepaj, asamblisti Florim Demolli dhe zëdhënësi i komunës Faton Biqkaj kanë vizituar këto dy fshatra, raporton rajonipress.

Fundamenti

Ata kanë bashkëbiseduar me qytetarët e kësaj pjese për situatën aktuale pas reshjeve të shumta. Nënkryetari i komunës Fatmir Matoshi ka thënë se kjo zonë do të ketë prioritet “Në Krilevë është dëmtuar rruga kryesore, një urë që lidh një lagje me rrugën dhe poashtu kërkohet një meremetim i menjëhershëm i kulmit të Xhamisë së fshatit, ndërsa në Strezoc është dëmtuar dhe shkatërruar ura e shkollës e cila është përdorur nga nxënësit. Këto dëme do të riparohen në një afat të shpejtë. Kjo zonë ka qenë e harruar nga pushteti i kaluar dhe ne do ti japim prioritet tani. Së shpejti fillon asfaltimi i rrugëve lokale në Strezoc dhe në fazën e parë do të asfaltohen rrugicat në qendër të fshatit, ato që e lidhin rrugën kryesore me shkollën” tha nënkryetari Fatmir Matoshi.

Shtrati i lumit që vjen nga Krileva në Strezoc poashtu do të ketë një investim gjatë vitit. Kryetari Begzad Sinani ka thënë se shtrati meriton një trajtim më të mirë dhe kjo do të ndodhë përmes një fondi që do të ndahet gjatë rishikimit të buxhetit komunal. “Duhen vendosur pikat gjeodezike dhe të drejtohet e pastrohet shtrati i lumit në mënyrë që të mos përballemi me rreziqe të këtilla në të ardhmen” u ka thënë banorëve kryetari Sinani./rajonipress/