Fundamenti

Krijohet sistemi i unifikuar i adresave për komunën e Vitisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan -Agjencioni kadastral norvegjez, ka filluar së implementuari projektin që ka të bëjë me krijimin e një sistemi të unifikuar të adresave për Kosovë, duke i ofruar mbështetje Agjencisë kadastrale të Kosovës dhe komunave.

Ky projekt parasheh identifikimin e të gjitha rrugëve nëpër lokalitete e poashtu vendosjen e numrave të shtëpive. Projekti ka filluar të realizohet në komunën e Vitisë dhe ai do të zgjasë 6 muaj.

Metush Bajrami drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Viti, tha se në kuadër të këtij projekti do të punësohen 6 persona, kurse projekti do të realizohet brenda 6 muajsh në dy faza, atë të mbledhjes së të dhënave dhe futjen e tyre në sistemin e informimit të regjistrit të adresave. “Është projekt për staf mbështetës të komunës për implementimin e sistemit të adresave. Stafi do të përbëhet prej 6 personash dhe njëri ndër ta do të caktohet si ekspert që do të udhëheq me stafin.

Mobi Casa

Eksperti do të bashkëpunoj ngushtë me stafin përgjegjës të komunës për të identifikuar pikën e fillimit dhe të mbarimit të çdo rruge për qëllime emërtimi, për të identifikuar çdo hyrje unike që ka qasje në rrugë dhe për të caktuar emrat e rrugëve dhe numrat e adresave”, tha Bajrami.

Ai theksoi se ky projekt është shumë i efektshëm për komunën e Vitisë, por edhe të institucioneve tjera ngase mund të kenë qasje më të lehtë në kërkimin e një adrese në ndonjë lokalitet të kësaj komune./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.