Uji Dea

Krijohen qendrat e bizneseve të diasporës në Amerikë dhe Kanada

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Qëllimi i projektit të rrjetizimit të bizneseve shqiptare nëpër botë është përafrimi i biznesmenëve shqiptarë dhe bashkëpunimi mes tyre përmes projekteve të përbashkëta dhe investimeve në trojet shqiptare.

Ministria e Diasporës e mbështetur nga IOM dhe UNDP ka vazhduar me projektin e organizimit te Diasporës përmes krijimit te qendrave te rrjetëzimit te bizneseve shqiptare nëpër botë.

Në vazhdën e këtij aktiviteti gjatë javës që e lamë pas këto rrjete u formuan në Londër, Toronto, Detroit, Chicago dhe Dallas.

Delegacionin e Ministrisë së Diasporës i Republikës së Kosovës e ka kryesuar ministri i Ibrahim Makolli, drejtori për diasporë Naim Dedushaj, Ardian Spahiu nga UNDP, Robert Cansel nga IOM, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka, Irena Kashtell, Elmi Berisha e Besim Malota nga shoqata e biznesmenëve të Kroacisë dhe Nju Jorkut.

Sic raporton Illyriapress ndalesa e parë në kontinentin veriamerikan ishte Toronto e Kanadasë, qytet ky ku jeton një numër jo i vogël i bashkëkombasve tanë.

Me këtë rast u formua dega e rrjetizimit të bizneseve për Kanada dhe u zgjodh kryesia 9 anëtarëshe që do të drejtohet nga biznesmenët Bashkim Breznica kryetar dhe Afrim Gashi nënkryetar.

Gjatë qëndrimit në Toronto ministri kosovar i diasporës, Ibrahim Makolli ka takuar edhe Robert Bejns nga Këshilli për NATO i Kanadasë, i cili është edhe koordinator i shoqërisë kanadeze-shqiptare për NATO me të cilin bisedoi për bashkëpunimin dhe ndihmën e këtij këshilli për Kosovën.

Ndalesa e radhës ishte shteti Michigan, respektivisht qyteti Detroit, ku gjithashu u formua kryesia koordinuese e degës së rrjetizimit të bizneseve shqiptare për Michigan që do të udhëhiqet nga Prenk Gjokaj dhe John Goci.

Uji Dea

Në Detroit delegacioni i ministrit Makolli vizitoi fabrikën HTC, pronë e bashkëkombasit tonë Gjergj Juncaj, fabrikë kjo që prodhon profile precize metalike që përdoren edhe në industrinë e ndërtimit të aeroplanëve, e cila zë vendin e tretë në SHBA në këtë lëmi dhe punëson rreth 200 punëtorë.

Delegacioni i Ministrisë së Diasporës qëndroi edhe në Chicago, ku gjithashtu formoi degën e rrjetizimit të bizneseve shqiptare për shtetin e Illinois.

Biznesmenët në Chicago zgjodhën kryesinë 14 anëtarëshe të shoqatës së bizneseve, që do të koordinohet nga biznesmenët Gani Ahmetaj, Valton Hoti, Sedat Sadiku, Afrim Sejdiu e Pajazit Murtishi.

Në Chicago, respektivisht në qytetin Cortland në periferi të Chicago-s u hap edhe Qendra Kulturore Shqiptaro – Amerikane. Hapjen solemne të kësaj qendre e bëri minisri Ibrahim

Makolli i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e vet dhe aktivistë të komuitetit.

Ndalesa finale e delegacionit kosovar ishte qyteti Dallas i Teksasit, ku jetojnë një numër solid bashkëkombasish, rreth 5 mijë, por të stabilizuar mirë ekonomikisht dhe të organizuar në baza kombëtare, ku gjithashtu u formua qendra e rrjetizimit të bizneseve për Teksas.

Me këtë rast u zgjodh edhe kryesia 15 anëtarëshe e shoqatës së bizneseve, që do të koordinohet nga veprimtari, kryetar i komunitetit të Dallas-it, biznesmeni Nazar Mehmeti, Ramiz Tafilaj e Ismet Smajli do të jenë nenkryetarë, Kreshnik Bishani sekretar, Bruno Ceka arkëtar dhe Gani Fejza zëdhënës.

Qëllimi i projektit të rrjetizimit të bizneseve shqiptare nëpër botë është përafrimi i biznesmenëve shqiptarë dhe bashkëpunimi mes tyre përmes projekteve të përbashkëta dhe investimeve në trojet shqiptare. /Illyriapress&albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.