Kreu marrëdhënie me gruan pa dëshirë, arrestohet në Morin

Kukës, 8 qershor – Një shqiptar nga Kosova u arrestua sot, në orët e hershme të mëngjesit, nga policia kufitare në Kukës, pasi rezultonte i shpallur në kërkim nga Gjermania.

Në pranga ra Xhemajl Rexhepi, 28-vjeç, lindur dhe banues në Kosovë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi rezultonte si person i kërkuar nga Interpoli, raporton Starti.

Shtetasi Xhemajl Rexhepi, me 24 prill të vitit 2009 në Rosenheim/Gjermani, rreth orës 22:30’, ka detyruar me forcë dhe duke ushtruar dhunë mbi bashkëshorten e tij, për të kryer marrdhënie seksuale, pa dëshirën e saj.

Gjykata Lokale e Rosenheim, Gjermani, ka lëshuar ndaj këtij shtetasit, urdhrin e arrestit më 23 tetor të vitit 2009, për kryerjen e veprës penale, “Përdhunim, dhunë seksuale” , sipas kodit penal gjerman.

Po punohet mbi dokumentimin ligjor të plotë të kësaj ngjarjeje dhe fillimin e procedurave të ekstradimit të këtij shtetasi.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS