Eko Higjiena

Kreu i Preshevës: Ka tentativa nga Kurti dhe Ardita Sinani për të më rrëzuar, s’shantazhohem

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kreu i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, kohëve të fundit e ka rritur në mas të madhe dozën e kritikës ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për shkak të dialogut me Serbinë dhe përkeqësimit të raporteve me aleatët. Arifi ka kritikuar edhe Shqipërinë për mos angazhim rreth shqiptarëve të Luginës.

Në këmbim të kësaj, Arifi ka marrë edhe kritika e sulme. Ka qenë këshilltarja e Kurtit dhe ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, e cila ka thënë se Arifit më shumë po i pengon Qeveria e Kosovës sesa veprimet e shteit serb kundër shqiptarëve të Luginës.

Arifin për kritikat që ia ka bërë Kurtit e ka kritikuar edhe Ragmi Mustafi.

Arifi ka qenë cak i sulmeve edhe nëpër rrjete sociale, ku është shpërndarë një fotografi e tij me Aleksander Vulinin, fotografi të cilën vetë Airifi e ka sqaruar dhe e ka treguar të plotë.

Bazuar në gjithë këto përplasje, Arifi ka publikuar sot një fotografi në të cilën ka shkruar se nuk shantazhohet.

Hidromorava

“Nuk shantazhohem sot e as kurrë!”, ka shkruar ai.

Gazeta Express e ka kontaktuar Arifitn për ta pyetur më detajisht për kontekstin e reagimit të tij. Në përgjigjen e dhënë për Express, Airifi ka thënë se bëhet fjalë për disa zhvillime të fundit lokale në Komunën e Preshevës.

‘Ka pasur tentime për të bllokuar funksionimin e Kuvendit Komunal në Prehsevë, me ç’rast ka pasur konspiraione për të më larguar nga pushteti lokal, gjegjësisht nga posti i kryetarit, të organizuar nga Kurti me një kompani lokale të errët”, ka thënë Arifi për Express.

Ai tutje ka thënë se këto tentative për shkarkimin e tij vijnë nga “mafija lokale në bashkëpunim me këshilltaren e Kurtit, Ardita Sinani”./GazetaExpress/