Eko Higjiena

Kreu i PDK-së takohet me grupe të ndryshme, shqetësuese ikja e të rinjëve

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Qëllimi i këtyre bashkëbisedimeve ishte që bashkërisht të ndajmë brengën e ikjes së të rinjëve, dhe të diskutojmë më përmbajtësisht se cila mund të jetë mënyra më e mirë që kjo dukuri të zbehet, e në vazhdimësi të ndalohet ka shkruar Riad Rashiti.

Postimi i plotë i Riad Rashitit:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Memli Krasniqi, viziton Gjilanin
Bashkë me Kryetarin z. Memli Krasniqi, dhe strukturën e degës sonë, sot realizuam vizita e takime të ndryshme.

Filluam ditën me tri takime, me tri familje, fëmijët e të cilëve tashmë kanë migruar jashtë vendit. Në familjen e dëshmorit Arben Ramadani, në familjen Sinani e Arifi.

Qëllimi i këtyre bashkëbisedimeve ishte që bashkërisht të ndajmë brengën e ikjes së të rinjëve, dhe të diskutojmë më përmbajtësisht se cila mund të jetë mënyra më e mirë që kjo dukuri të zbehet, e në vazhdimësi të ndalohet.

Uji Dea

Është tejet shqetësues fakti që të rinjët, tash në liri e paqe po kërkojnë jetë gjetiu, anipse në kohën e okupimit që të gjithëve na mbante ideali i ruajtjes së Kosovës në çdo dimension.

Pjesë e agjendës së takimeve të sotme ishin edhe takimet me biznese të ndryshme të cilat operojnë në Komunën tonë.

Diskutuam rreth vështirësive aktuale për të bërë biznes, kriza ekonomike e përgjithshme e në veçanti në vendin tonë. U shkëmbyen ide e përvoja të ndryshme, se si të krijohet klimë më e mirë e e volitshme për biznese.

Dhe së fundi, ditën përmbyllën në fshatin Zhegër, vendin e heronjëve tanë.
Me Kryetarin Memli, dhe të pranishmit diskutuam për preokupimet e qytetarëve tanë, krizën ekonomike, gjendjen politike të përgjithshme të shtetit tonë.

Falënderoj kryetarin e PDK-së z. Memli Krasniqi, gjithë strukturën e degës, dhe pjesëmarrësit e takimeve për kontributin e dhënë sot, përmes ofrimit të ideve e zgjidhjeve, që vendin tonë ta bëjmë më të mirë e të fortë në çdo kuptim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.