Kreu i Kamenicës thotë se janë realizuar shumica e premtimeve

Gjilan – Duke krahasuar premtimet e dhëna në fushatën parazgjedhore me të arriturat e gjertanishme, shihet se shumica e premtimeve janë realizuar e pjesa tjetër do të realizohet gjerë në fund të mandatit ka thënë Shaip Surdulli.
Kreu i Kamenicës Shaip Surdulli në një debat të organizuar me qytetarë nga BIRN emisioni Jeta në Kosovë ,GAP dhe ATRC,ka thënë se Komuna e Kamenicës u dëshmua se ka një shkallë të lartë të transparencës,me shpërblimin e marr nga USAID-i në një konkurrencë të fortë me komunat tjera të Kosovës.
“Duke krahasuar premtimet e dhëna në fushatën parazgjedhore me të arriturat e gjertanishme,shihet se shumica e premtimeve janë realizuar e pjesa tjetër do të realizohet gjerë në fund të mandatit “ka thënë Shaip Surdulli.
Kreu i Kamenicës edhe në këtë debat ka dhënë vërejtje për opozitën duke thënë se ajo sa ishte në krye të qeverisjes lokale nuk ka treguar performancë të mirë meqë ka lënë shumë borxhe të trashëguara.
Partitë opozitare ndërkaq e kanë akuzuar Surdullin për shpenzime të pakontrolluara të buxhetit, mosrealizim të premtimeve dhe keqqeverisje./rajonipress/