Fundamenti

Kreshnik Spahiu shpallet Qytetar Nderi i Nju Jorkut

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Nju Jork – Lideri i Aleancës Kuq e Zi Z.Kreshnik Spahiu është shpallur Qytetar Nderi i Shtetit te Nju Jorkut në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi për kontributin e tij në mbrojtje të interesave të shqiptarëve Brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë, me rastin e 5 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Me kërkesë të rajonit të “Manhatanit” dhe presidentit të këtij rajoni Scott M. Stringer, Kreshnik Spahiu është shpallur Qytetar Nderi i Nju Jorkut, duke u bërë kështu i pari dhe i vetmi nënshtetas i huaj që merr këtë titull në një prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njofton Zyra e shtypite AK.

Eco Higjiena

Në ceremoninë e dhënies së çmimit Kreshnik Spahiu ka falënderuar mbarë komunitetin shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë kontribuar në dhënien e këtij çmimi, i cili sigurisht, sipas Kreshnik Spahiut, i dedikohet sakrificës së shqiptarëve ndër vite, që u përpoqën për pavarësinë e Kosovës dhe jetën e tyre ia dedikuan krejtësisht ardhmërisë së Kosovës dhe shqiptarëve.(koha)