UBT

Krenarë me Krasniqin e Seferin

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti 2014 ishte mjaft i suksesshëm për boksierët shqiptarë. Haxhi Krasniqi dhe Nuri Seferi ua zbardhën fytyrën bashkëkombësve të tyre, me paraqitjet që patën.

Krasniqi e fitoi titullin WBA Continental në muajin gusht, duke e mundur ukrainasin Oleksandr Cherviak. Ndërkaq, në muajin dhjetor ai e mposhti edhe polakun Dariusz Sek, për t’i mbrojtur dy titujt, WBA Continental e WBO International, duke iu afruar kështu titullit të kampionit botëror.

UBT

Ndërkaq, Seferi e fitoi titullin WBO-Europe në muajin maj, duke e rrahur hungarezin Tamas Ladi. /Zëri/