Uji Dea

Krenare Latifi – Kqiku zgjidhet kryesuese e Kuvendit të Komunës së Gjilanit

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Kuvendi i Komunës së Gjilanit, në seancën e dytë të mbajtur të martën, ka zgjedhur Krenare Latifi-Kqikun (VV) për kryesuese, në këtë përbërje për katër vitet e ardhshme.

Latifi-Kqiku është zgjedhur në raundin e dytë të votimit, me 18 vota për, të cilat kanë qenë të mjaftueshme, duke qenë se Kuvendi i Komunës përbëhet prej 35 anëtarëve.

Me të marr pozitën, kryesuesja e re Kuvendit, ka thënë se ky besim për të nënkupton obligim për punë të ndershme, transparente dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të Gjilanit.

UBT

“Vendimmarrja e Kuvendit duhet gjithmonë të mbështetet në dialog, respekt të ndërsjellë dhe interes publik. Si kryesuese, do të angazhohem që Kuvendi të funksionojë me rregull, korrektësi dhe në barazi për të gjithë anëtarët, pa dallime politike apo dallime të tjera, në shërbim të të gjithë qytetarëve të Gjilanit”, ka thënë Latifi-Kqiku.

Ndërkohë, në një konferencë për media, kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për miratimin e buxhetit do të mbahet të premten, më 9 janar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.