GRANDEMALL

Krenar Xhaferi me prejardhje nga Gjilani, do të drejtojë drejtorinë e investimeve kapitale dhe menaxhimin e kontratave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Krenar Xhaferi një kuadër me shumë vlera e cilësi do të drejtoj Drejtorinë e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave në Komunën e Prishtinës nën drejtimin e Përparim Ramës. Kjo drejtori në fushëveprimtarinë e vet përmban: investimet në infrastrukturë-rrugë, kanalizime, ujësjellës; investimet në shkolla, çerdhe, ambulanta dhe të gjitha investimet e tjera që hyjnë, në kuadër të Komunës së Prishtinës, si investime kapitale.

Postimi i plotë i Krenar Xhaferit

Qytetarë të Prishtinës dhe miq të dashur!
Nga sot, do të drejtoj Drejtorinë e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave në Komunën e Prishtinës.
Kjo drejtori në fushëveprimtarinë e vet përmban: investimet në infrastrukturë-rrugë, kanalizime, ujësjellës; investimet në shkolla, çerdhe, ambulanta dhe të gjitha investimet e tjera që hyjnë, në kuadër të Komunës së Prishtinës, si investime kapitale.

Dua të falënderoj Kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, për besim dhe mbështetje të vazhdueshme, Kryetarin e KK Prishtinës zotin Perparim Rama për propozimin dhe besimin ndaj meje për të udhëhequr me këtë dikaster shumë të rëndësishëm komunal.

FIDANISHTJA

Këtë, aspak nuk e ndjej si privilegj, por si përgjegjësi të madhe. Andaj lutem që me urtësi, qetësi, me më shumë angazhim e besa edhe më shumë bashkëpunim me Kryetarin Rama, nënkryetarët e komunës, drejtoritë përkatëse dhe me ju qytetarë të respektuar, të ja dalim mbarë e faqebardhë.

Kemi punuar dhe ideuar shumë zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohemi çdo ditë në Prishtinë.

Presim sugjerime, këshilla, mendime, ide dhe kritika nga kolegët, qytetarët dhe dashamirët, që ndryshimin ta bëjmë bashkë, sepse Prishtina është e jona dhe duhet ta duam e ta ndërtojmë në të mirën e të gjithëve.

Dyert do jetë të hapura për gjithë ata njerëz të vullnetit të mirë për të shtyrë përpara ide e mendime të mira dhe të rëndësishme për kryeqytetin tonë!
Ne kemi vullnetin dhe s’bashku, me ndihmën Tuaj, do t’ja dalim!
Na priftë e mbara!
I Juaji,
Krenar Xh. XHAFERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.