Hidromorava

“Krenar që zgjodha Kosovën” – Valon Berisha flet për kohën e kaluar te Norvegjia dhe për ndeshjen e nesërme

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në një konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Norvegjisë ka folur mesfushori i Kosovës, Valon Berisha.

Berisha ka një histori të veçantë, pasi para se të vinte te Kosova, përfaqësonte Norvegjinë në nivelin ndërkombëtar, shkruan “Gazeta Express”.

Pikërisht, për këtë pjesë foli edhe vetë lojtari, duke u shprehur krenar që ka zgjedhur Kosovën, para vazhdimit me Norvegjinë.

“Jam rritur në këtë shtet, dhe si i huaj në Norvegji ka qenë privilegj që kam pasur rastin të luaj me kombëtaren. Por, unë jam krenar që kam vendosur të luaj e ta përfaqësoj Kosovën, vendin tim, gjakun tim dhe për Kosovën gjithmonë do të lë shpirtin në fushë”, tha ai fillimisht.

UBT

Tutje, mesfushori foli edhe për ndeshjen e nesërme miqësore, që zhvillohet në Oslo.

“Jemi të vetdijshëm që kanë shumë lojtarë të mirë, por ne jemi të përqendruar në lojën tonë. Kemi dëshirë të tregojmë çka kemi ushtruar deri më tani dhe çka do të tregojmë në fushë në të ardhmen”, shtoi ai.

Kosova, nesër më 5 qershor, do të luajë ndaj Norvegjisë, në stadiumin “Ullevaal Stadion” në Oslo, me takimin që nis nga ora 19:00./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.