Mobi Casa

Krejt Pogragja me Lutën, ‘flakaresh’ kundërkandidatëve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Pogragja, Stublina, Llovca, Bilinica e Kokajt, me anë të një tubimi madhështor e të paparë deri sot, e kanë mirëpritur kandidatin e LDK’së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, duke e siguruar se të gjitha votat shkojnë për të më 22 tetor dhe asnjë për rivalët.

Kryetari aktual dhe i ardhshëm i Gjilanit, Lutfi Haziri, i entuziazmuar nga masa, tha se me këtë masovitet, Pogragja i ka dhënë një ‘flakaresh’ të madh rivalëve.

“Nuk po i shihet fundi këtij tubimi. Faleminderit kryefamiljarë, veprimtarë e aktivistë për këtë nderë që ma keni bërë. Qysh i keni dhënë ‘flakaresh’ qeverisë aziatike në vitin 2013, ashtu edhe sonte me këtë tubim madhështor, i keni dhënë një ‘flakaresh’ të madh kundërkandidatëve tanë”, tha Haziri.

Uji Dea

Kreu i gjilanasve ka premtuar vazhdimin e investimeve të mëdha për këtë pjesë, duke shtuar se në qeverisjen e ardhshme të LDK’së Llapushnica do të bëhet qendër e vërtetë turistike.

“Kemi kryer punë të mëdha në Pogragjë e në fshatrat tjerë, por do të vazhdojmë edhe me projekte tjera siç është ndërtimi i terrenit sportiv në bashkëpunim me shoqatën “Pogragja”, do ta vazhdojmë tretmanin e “Moravës” dhe rregullimin e infrastrukturës tjetër. Po ashtu, do të vazhdojmë me rehabilitimin e rrugëve te Kokajt që shkon në Ranatoc dhe përfundon në Sllubicë. Në qeverisjen e ardhshme të LDK’së, Llapushnica do të bëhet qendër e vërtetë turistike. Këto punë ia kemi borxh veprimtarëve e kryengritësve të kësaj ane”, ka thënë Haziri.

Në këtë tubim është prezantuar edhe kandidati i kësaj zone për këshilltar komunal, Qamil Rexhepi, i cili mban numrin 19. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.