Eko Higjiena

Krasniqi: Zgjidhja është në Kuvend

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka thënë se nuk ka nevojë për kurrfar kompromisesh politike për formimin e institucioneve të reja, pasi sipas tij, Kosova tashmë ka koalicionin qeverisës LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje.

Ai ka vlerësuar se zgjedhjet nuk janë zgjidhje e ngërçit politik. Sipas tij, zgjidhja e këtij ngërçi është në Kuvendin e Kosovës.

ARKATANA

“Tani për tani roli i presidentes është lehtësues. Zgjidhja është në Kuvendin e Kosovës, por ai duhet të çlirohet nga kapja”, ka deklaruar Krasniqi, duke shtuar se duhet guxim dhe vullnet për të dalë nga kjo gjendje në të cilën gjendet Kosova. /Epoka e Re/