Krasniqi: Unë me zemër godas kuqezi

Boksieri junikas, Haxhi Krasniqi tregoi edhe njëherë atdhedashurinë e tij.Edhe pse famën e arriti në Gjermani, boksieri junikas, Haxhi Krasniqi, asnjëherë nuk e mohoi prejardhjen e tij.
Ai një fakt të tillë e ceku edhe në një intervistë dhënë së fundmi për Tetova1.
“Karriera ime ka filluar dhe do të përfundojë në Gjermani. Këtu më është dhënë kjo mundësi, këtu janë kushtet dhe menaxhimi shumë më i mirë. Gjithsesi, unë kudo që jam, në Kosovë dhe Shqipëri përsëri me zemër godas dhe luftoj kuq e zi”, u shpreh Krasniqi.
“Kosova dhe Shqipëria nuk i kanë kushtet, fuqinë dhe as menaxhimin që të boksoj aty ku dua unë, me atë që kam ëndërr unë , prandaj vetëm këtu mund të realizohet gjithçka. Por çdo trofe që do të fitoj, do t’ia kushtoj popullit tim. Shpresoj të bëhem kampion bote dhe atë titull ta festoj në trojet e mia”, shtoi tutje Haxhiu.