Hidromorava

Krasniqi: Thaçi të mos i udhëheqë bisedimet me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ish-kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi ka thënë se është e paarsyeshme që presidenti Hashim Thaçi t’i udhëheqë bisedimet me Serbinë. Krasniqi po ashtu ka thënë se serbët nuk po duan një Asociacion, porse po kërkojnë më shumë, megjithatë, sipas tij, Kosova nuk do të bëjë kompromise tjera që e tejkalojnë Pakon e Ahtisaarit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Nismës Socialdemokrate dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka thënë se është e paarsyeshme që presidenti Hashim Thaçi të jetë kryenegociator i Kosovës në dialogun me Serbinë.

Krasniqi ndër të tjera ka folur edhe për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura, për të cilën ka thënë se në Pakon e Ahtisaarit nuk parashihet që ushtria të bëhet me 2/3 e votave të komuniteteve pakicë.

ARKATANA

Ai po ashtu përmendi edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe për të cilin tha se Serbia nuk po kërkon Asociacion, por të fusë një nivel të pushtetit përmes të ashtuquajturës “Zajednicë”.

Sipas ish-kryeparlamentarit, po të kishin vullnet politikanët në Kosovë për sundimin e rendit dhe të ligjit Kosova moti do ta kishte marrë liberalizimin e vizave.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.