UBT

Krasniqi rrugës drejt titullit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sfida e radhës për boksierin kosovar me nënshtetësi gjermane do të jetë ajo e 20 dhjetorit, ndërsa në rast suksesi eventual gjasat që Krasniqi të luftojë për titullin e kampionit do të jenë shumë më të mëdha.

Boksieri junikas i kategorisë gjysmë të rëndë në boksin profesionist, Haxhi (Robin) Krasniqi, do të ngjitet në ring më 20 dhjetor, ku në Munih të Gjermanisë do të mbrojë titujt e tij WBO International dhe WBA Continental. Lajmin e ka bërë të ditur kompania promovuese e Krasniqit, SES Boxing në faqen e saj në rrjetin social “Facebook”, në të cilën, megjithatë nuk është bërë i ditur emri i rivalit të Krasniqit.

“Robin Krasniqi është rrugës për një rast për titull bote në versionin WBA apo WBO. Më 20 dhjetor në një gala mbrëmje të SES Boxing në Munih, ai do të ketë meçin kryesor”, ka shkruar SES. Për Krasniqin, kjo pritet të jetë lufta e fundit para një meçi për titull bote.

Mobi Casa

Krasniqi në renditjen botërore të versioneve WBA dhe WBO renditet në pozitën dytë dhe pas një fitoreje eventuale më 20 dhjetor për të fituar edhe një rast për të boksuar për titull, gjasat janë të mëdha. Aktualisht kampion i rregullt i botës në versionin WBA është boksieri gjerman Juergen Brahmer, ndërsa superkampion në këtë version si dhe kampion në dy versionet e tjera WBO e IBF, është rusi Sergey Kovalev.

Triumfi i Krasniqit me 20 dhjetor pritet ta përforcojë pozitën e tij në dy versionet ku me 2015 do të ketë rastin për titull bote./Arena/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.