ARKATANA

Krasniqi: Rita Ora, krenaria dhe vlera jonë origjinale

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Prishtinë – “Puna jote, suksesi yt, gjithë ai imazhi yt që e ke transmetuar gjithandej globit ka bërë krenare gjithë Kosovën dhe të gjithë shqiptarët.

Për ne je imazhi më origjinal, krenaria dhe vlera që ka ky popull”, i ka thënë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi këngëtares së famshme nga Kosova, Rita Ora, me të cilën ka pasur sot një takim shumë miqësor në Hotel Emerald.

Ministri ka shprehur falënderimet më të mëdha për Ritën, e cila në çdo moment ka përmendur Kosovën dhe për më tepër ka zgjedhur vendin e saj, popullin e saj për të realizuar video-klipin e radhës. “Për mua është nder i veçantë që ju takoj dhe çfarëdo që bëjmë ne për ty është minimumi, pasi vërtetë puna jote meriton çdo respekt”, ka vijuar Krasniqi.

Ai e ka uruar për sukseset dhe ka thënë se populli i Kosovës, të rinjtë shqiptarë kudo që janë do të jenë çdo herë përkrah saj. “Kosova dhe institucionet do të jenë çdo herë pranë teje”, tha ministri. Ai i ka dhuruar asaj instrumentin e lashtë ilir, okarinën, si dhe hyjneshën në fron, si simbole të civilizimit të hershëm në Kosovë.

E Rita ka zgjedhur t’i japë ministrit albumin e saj të parë të titulluar “O.R.A.”, i cili ka disa ditë që është lansuar dhe është në top listën e albumeve më të pëlqyera në botë.

Hidromorava

Rita Ora ka shprehur falënderime të veçanta për kujdesin e vazhdueshëm që është treguar ndaj saj.

“Unë po dua të them ty shumë faleminderit për krejt çka keni bërë. Pa ndihmën tuaj unë nuk do të mund të realizoja kaq lehtë gjithë ato xhirime”, ka thënë Rita, teksa ka shtuar se me video-klipin e saj dëshiron t’i tregojë botës se sa i bukur është vendi dhe populli i saj. Ajo tha se ky është prioritet i saj i përhershëm.

Rita ka folur për momentet nëpër të cilat ka kaluar deri tash në karrierën e saj dhe për planet në të ardhmen.

Sipas komunikatës zyrtare nga kjo ministri, MKRS-ja e ka mbështetur gjithë ekipin e Rita Orës në xhirimet që janë bërë për video-klip, duke i qëndruar pranë në çdo moment për ta bërë sa më të lehtë punën. Ministri Krasniqi është zyrtari i vetëm shtetëror që takohet me Rita Orën në këtë vizitë të saj.

Rita Ora ka ardhur në Kosovë për të xhiruar “Shine Ya Light”. Xhirimet janë bërë në pjesë të ndryshme të Prishtinës kryesisht, sidomos tek New Born, simboli i pavarësisë së Kosovës. Mijëra qytetarë e kanë përcjellë në vazhdimësi Ritën gjatë xhirimeve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.